Vladimir Bizhga/ Shkëputja e pjesëve rusofone të Krimesë në Ukrainë

    398
    Sigal

    Rreziku i luftës në Krime është më afër se kurrë. Shtypi botëror jep alarmin për gjendjen, në të cilën ndodhet Ukraina ..e lënë në mëshirën e fjalëve dhe deklaratave boshe, kur zhvillimet dramatike po precipitonin me shpejtësi marramendëse. Nga dalja e forcave speciale, divizionit të marinsave të novorusiskit, Berkut, të cilat patrulluan në krime si në shtëpitë e tyre, me siglat e shqiponjave të bardha në krah, deri tek trupat e rregullta të këmbësorisë që po zënë me shpejtësi çdo institucion të rëndësishëm në Simferopul, Ausht, Armyansk, Jalta, Kersh, Fedosiva dhe në gjithë hapësirën e krahinës autonome të Krimesë, prej 26 mijë kilometra katrore. Rusia është duke përgatitur pushtimin, Putini injoron paralajmërimet e perëndimit. Analistët më të rëndësishëm perëndimor vërejnë se situata është po aq e rrezikshme në mos më shumë, që nga koha e pushtimit sovjetik të Pragës në vitin 1968. Tani ne duhet ta pranojmë faktin se, Krimea është në duart e Rusisë. Por, më e rëndësishme tani është fakti si duhet ndaluar Rusia në hapin e saj për të marrë pjesën lindore rusofone të Ukrainës. SHBA dhe Bashkim Europian, nuk janë më në gjendje ta ndalojnë këtë situatë lufte, e cila mund të precipitojë për më keq, si në rastin e ballafaqimit sirian. Në Krime, ushtria ruse ka pushtuar Akademinë e Marinës dhe bazën e radarëve të Ukrainës në Sudak. Po bëhen çarmatime të ushtarëve dhe policisë ukrainase në Krime nga trupat speciale ruse. Gazetarët e huaj nuk lejohen të qarkullojnë lirisht, duket që territori është në gjendje lufte. Pranë Armiankut, në veri të Krimesë, gazetar e fotoreporter të kanaleve BBC, MTV Finlandë, RAI, u kthyen nga rruga. 12 automjete ushtarake të blinduara ruse, që mbanin trupat dhe mitralozë, në rrugën nga Simferopol për në portin Sevastopol. Gazetarët e shtypit raportojnë se konvoji ushtarak – me qindra ushtarë –janë drejtuar për në kryeqytetin e Krimesë. Së bashku me automjetet e blinduara, ka edhe dy ambulanca. Bashkimi Europian besonte dhe dështoi nga kasta e tij e burokratëve që e kanë futur Europën në rrëmujë dhe kriza me politikat e çmendura ekonomike. Por, këto ngjarje sa dramatike aq dhe tragjike e kriminale, kanë përgatitur terrenin, për një luftë në Evropë. Ne Shqiptarët duhet të jemi të vëmendshëm ndaj këtyre ngjarjeve, me të cilat nuk janë dhe aq larg nga rajoni ynë. Behet fjalë për një reaksion zinxhir, ku së pari parashihet referendum dhe bashkim i Moldavisë me Rumaninë. Bashkim i republikës Serpska në Bosnje me Serbinë, por ka analistë që shkojnë edhe më larg në shpërbërjen e Maqedonisë dhe bashkimin e saj me Bullgarinë. Në këto situata sherret ballkanike tek ne nuk kanë më kuptim, pozita dhe opozita duhet të shtrin dorën e mirëkuptimit dhe të luftonin për forcimin e aftësisë mbrojtëse të vendit, të unitetit të gjithë kombit tonë. Ne duhet të jemi të qartë dhe t’i ndjekim këto situata, kaq dramatike të mos presim totalisht mbrojtjen e vendit nga të tjerët, por të marrim në duart tona çdo thënie që neglizhon dhe de motivon mbrojtjen është tradhti kombëtare. Të jemi të gjithë bashkë si komb në ruajtje të atdheut dhe hapësirës shqiptare.