Vjollca Pasku/ Mes dalgës prej balte

    318
    Sigal

    Nata derdhi errësirën në qenien e saj. Me bukurinë që zotëronte mund të çarmatoste një yll. Ajo ishte si një zambak, që përhapte aromë femërore. Lëkura e bardhë e lëmuar, fytyra ovale e këndshme, qerpikët e gjatë nën sytë e shkruar, gjoksi i bëshëm si dy portokaj, beli i hollë me këmbët e drejta si te një balerine, vibronin joshje. Galeritë e fshehura të qiellit e kishin vendosur në tokë. Por toka ka dritë dhe errësirë. Kur ishte në dritë, gjysma e qenies së saj dridhej brenda errësirës. Hija që e ndiqte pas, dridhej… Varfëria vinte si errësira pa kuptuar. Atëherë ajo fillonte të shiste shtrenjtë trupin dhe me një klientelë të zgjedhur e të fshehtë.. Era iu fëshfërinte në vesh, duke i shtuar dëshirën për të ëndërruar me imazhe të gjalla. Ajo u bë një prostitute klasi… Ishte martuar me të parin që e kërkoi për grua, dhe lindi një vajzë. Për shkak të papunësisë i shoqi emigroi në shtetin fqinjë. Tani i ndodhur pa punë, e kishte prerë ndihmën ekonomike. Vajza ishte në vitin e dytë në universitet. Varfëria ishte një absurditet. Kështu hodhi hapin e parë. Lejoi të parin në pisin e natës ta puthte, ta përkëdhelte, e ta prekte pa fund në trupin e bukur kundrejt një shpërblimi të majmë…Pas tij, të dytin, të tretin e kështu me radhë. U shndërrua si një kukull e kurdisur, mes parasë, qejfit dhe trillit, madje “të merrte pjesë në politikë, dhe të bënte karrierë. Shpesh mendonte se “politika është një kurvë e ndyrë që lëkundet mes gënjeshtrash të thëna me diplomaci”. Në labirintet e natës, ajo luante shumë role: akrobate , zhonglere, psikologe naive, e futur nga halli në këtë rrugë, dhe duke pëshpëritur me zë, vajtonte ofshamat e jetës. Lotët i zbrazte si me rubinet dhe atëherë zemra e meshkujve prekej dhe dyfishohej shpërblimi.

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf