Vizat studentore për në Australi, kërkesat, dokumentet dhe kriteret për vizë

    906
    Qeveria australiane ka vënë në funksionim një program të quajtur “Programi për Studentët e Huaj, (OSP), i cili lejon personat nga e gjithë bota, që nuk janë qytetarë australianë ose rezidentë të përhershëm në Australi, të studiojnë në këtë vend. Pra, kushdo person që nuk është resident apo qytetar i Australisë, mund të aplikojë për të stiduiuar në Australi. Për këtë, i interesuari duhet të aplikojë për atë që quhet “viza studentore”. Viza jepet nga autoritetet, vetëm nëse personi kërkon të studiojë në një institucion arsimor të rregjistruar dhe të njohur, duke ndjekur një kurs ose një pjesë të tij, por gjithmonë me kohë të plotë. Çdo i interesuar duhet të paraqesë bashkë me aplikimin, edhe dokumentin e njohur zyrtar të institucionit më të fundit arsimor në vendin e tij, ku ai ka studiuar, (vërtetim, dëftësë etj, të përkthyer dhe noterizuar). 
    Kushte bazë 
    Kandidati për student në institucionet arsimore të Australisë, duhet të plotësojë së pari disa kushte bazë, pa të cilat aplikimi i mëtejshëm do të ishte i dështuar. Kështu: 
    -Ai duhet të ketë sigurime shëndetësore 
    -Të mos ketë borxhe ndaj Australisë apo vendeve të Komenuellthit.
    -Karakter të cilësuar “të mirë”, sipas kushteve të Zyrës së Emigracionit, që quhen “Deklarata e karakterit”. 
    Nga ana tjetër, vizat australiane për studentë, ndahen në 7 nënkategori, duke filluar nga shkolla fillore deri në studimet pasuniversitare. Ne do të pëqëndrohemi në vizat për shkollat e larta. 
    Dokumentacioni 
    Minimumi i dokumentacionit që i interesuari i duhet të paraqesë pranë zyrës më të afërt përfaqësuese të shtetit të Australisë, për të aplikuar për vizë studentore, është si vijon: 
    -Aplikimi për vizë studentore, formati 157A 
    -Pasaporta 
    -Konfirmimi i Regjistrimit ose letra e ofertës nga institucioni përkatës arsimor australian ku ju doni të studioni. 
    -Dokumentacioni i sigurimit shëndetësor 
    -Evidenca që tregojnë se ju keni pundësi të paguani kurset e studimit 
    -Evidenca që tregojnë se keni mundësinë financiare për të siguruar jetesën gjatë studimit 
    -Dhe rezultatet e ekzaminimeve tuaja shëndetësore 
    Mund t’ju kërkohet edhe rezultati i provimeve tuaja të zotërimit të gjuhës angleze nga institucionet e njohura të vendit tuaj. 
    Njoftim: Zyra përgjegjëse për aplikimet për vizë australiane të shqiptarëve nga Shqipëria dhe Kosova, është ambasada australiane në Athinë. Adresa: Ndërtesa THON, Kryqëzimi Kifisias dhe Aleksandras, Ambelokipi. Kutia Postare 14070, Athinë, Greqi 11510. Telefon 30 210 870 4000 (Ambasada), Fax 30 210 870 4125 (Zyra e Emigracionit). Adresë e-mail: [email protected] 
    Lista e dokumenteve që kërkohen 
    Të gjithë aplikantët për vizë australiane të emigrantit të kualifikuar, duhet të paraqesin këto dokumente, ose aplikimi do të kthehet si i paplotësuar. 
    -Aplikanti duhet të plotësojë në mënyrë korrekte formatin 47SK “Aplikimi për migracion të kualifikuar në Australi” 
    -Të paguajë kuotën e tarifës së aplikimit në dollarë australianë, sipas mënyrës së përcaktuar në format, (kurrë në para kesh) 
    -Certifikatë e plotë e lindjes dhe të dhënat për personat e tjerë të përfshirë në aplikim, nëse ka. 
    -Dokumentacion për vlerësimin e aftësive nga autoriteti i pranimit të aplikimit. 
    -Adresën e plotë ku jetoni dhe ku keni parashikuar të jetoni në vazhdi gjatë kohës së procesimit të aplikimit. 
    -Aplikimin fillestar që i keni dërguar adresës ASPC, GPO Box 1638, Adelaide SA 5001. 
    Të tjera 
    -Duhet të përcaktoni qartë profesionin tuaj, siç specifikohet në listën e profesioneve të kualifikuara SOL. 
    -Për të gjithë familjarët tuaj, nëse janë në listën e emigrimit ose jo, duhet të paraqisni 4 foto pasaporte të kohëve të fundit, ndërsa identiteti dhe ditëlindja e secilit të jetë e printuar pas fotos. 
    -Aplikanti duhet të paraqesë fotokopje të noterizuara të faqeve të pasaportës së tij, që janë të përdorura, (që kanë viza të tjera, shënime etj). 
    -Aplikanti duhet të paraqesë dokumente që vërtetojnë përvojën e punës. 
    Aplikanti duhet të përfshijë në dokumentacion, evidenca të njohurisë së anglishtes. 
    -Nëse posedohet testi IELTS, pranohet vetëm dokumenti origjinal. 
    -Aplikanti që synon të plotësojë testing e pikëve, të përfshijë një kopje të çdo liçensë pune apo anëtarësie në organizata ekonomike që posedon. 
    -Aplikanti duhet të plotësojë formatin 80, “të dhëna personale për karakterin”, dhe të përfshijë detaje të adresave të tij të banimit për 10 vitet e fundit. 
    -Çdo person i familjes i varur nga ju, bashkëshorti(ja) apo fëmijët mbi 18 vjeç, nëse emigrojnë me ju ose jo, duhet të plotësojnë formatin 47A, “Detaje për fëmijën ose familjar tjetër mbi 18 vjeç”. Formatet e përmendura gjenden në sajtin e DIMIA. 
    -Nëse bashkëshorti(ja) nuk emigron bashkë me ju, detaje pse është marrë ky vendim dhe nëse synon të emigrojë pas jush në vend. 
    -Nëse personat e përmendur gjatë gjithë aplikimit tuaj janë të martuar, duhet një çertifikatë e martesës së tij/saj, dhe kjo kërkesë vlen edhe në rastet e divorcit, vdekjes së partnerit etj. 
    Ku bëhet kontrolli mjekësor për vizë australiane 
    Siç e kemi theksuar në numrat e mëparshëm, vizitat e kualifikuara mjekësore janë të domosdoshme, gjata aplikimit të të interesuarve për vizë emigrimi në Australi. Këto vizita përfshijnë një sërë testesh nga të cilat aplikantët duhet të dalin me sukses. Që rezultatet e kontrollit mjekësor, të cilat i bashkëngjiten dosjes me dokumentat e tjera të aplikimit për vizë, të njihen zyrtarisht nga autoriteti australian i emigracionit, vizitat mjekësore duhen kryer tek një kategori e caktuar mjekësh, të akredituar në Panelin e Mjekëve, ose ndryshe lista e specialistëve të mjekësisë të njohur nga autoritetet australiane. Siç e kemi theksuar, në ekzaminimet mjekësore, përfshihen kontrolli i përgjithshëm, rrezet x (për mushkëritë), dhe teste të tjera, (sytë, veshët). Refuzimi i vizës është i sigurtë në rastin e tuberkulozit, ose për ato sëmundje ku autoritetet mendojnë se trajtimi në Australi do të jetë i kushtueshëm apo jashtë mundësive të sponsorit. Dalja pozitiv me testin HIV, nuk nënkupton përjashtim automatik. Për më shumë informacione, aplikantët mund të drejtohen tek mjekët e akredituar.
    Ku duhet të adresohen shqiptarët 
    Aplikimet për viza të përhershme australiane, me përjashtim të disa kategorive që do t’i përmendim hollësisht më poshtë, bëhen në ambasadën australiane në Athinë. Në këtë mision diplomatik, përpunohen dokumentacionet e aplikimit për shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës, ashtu si dhe për qytetarët e Greqisë, Bullgarisë, Italisë, San Marinos, Maltës dhe qytetit të Vatikanit. Pra dosja e aplikimit dorëzohet këtu, përpunohet dhe po prej kësaj zyre merret edhe përgjigja përfundimtare. 
    Ndërkaq, theksojmë se: 
    -Aplikimet për vizat e emigracionit të kualifikuar, depozitohen me postë dhe procesohen në Adelaide Skilled Processing Centre, qendra e procesimit të kualifikuar në qytetin australian Adelaide. 
    -Aplikimet për vizë biznesi depozitohen dhe procesohen në Perth Business Skills Processing Centre. 
    -Aplikimet për vizat e kategorive “emigracioni i prindërve” dhe “emigracioni i prindërve kontribues”, të sqaruara edhe në numrat e kaluar, depozitohen dhe procesohen në Perth Offshore Parents Centre. 
    -Aplikimet për vizë të përkohshmë nga Greqia, Shqipëria dhe për shqiptarët e Kosovës, si dhe Bullgaria, përpunohen në ambasadën australiane në Athinë 
    -Aplikimet për Programin Special të vizave, (ku hyjnë edhe vizat për talentet e veçanta), dorëzohen në Hobart Special Program Processing Centre, pra qendra e procesimit të këtyre lloj vizave në qytetin australian Hobart. 
    Si bëhet pagesa 
    Ambasada australiane në Athinë njofton se për qytetarët shqiptarë, pagesa e taksës së aplikimit bëhet përmes llogarisë bamkare në euro. Shuma derdhet në bankë, për llogari të kësaj ambasade, (Australian Embassy, Athens, Greece), me kushtin që kjo bankë me degë në Shqipëri, të ketë selinë e saj kryesore në Athinë. Kujdes: Autoritetet australiane të emigracionit dhe zyrat e tyre nëpër ambasada, nuk pranojnë në asnjë mënyrë dërgimin e parave mes postës, kesh etj. Nga ana tjetër, tarifat e aplikimit për vizë mund të paguhen në çdo zyrë të Departamentit të Emigracionit, Çështjeve multikulturore dhe Indigjene në Australi, DIMIA, nga të afërmit e aplikantëve, ndërkohë që fatura e pagesës i bashkangjitet aplikimit të dorëzuar nga ambasadën e Athinës. Tarifat e aplikimit për vizë i shkojnë kostos së procesimit të dokumentacionit dhe nuk janë të kthyeshme, pavarësisht nga rezultati pozitiv apo negativ i aplikimit. Qeveria australiane ruan të drejtën të ndryshojë tarifën pa lajmëruar më parë.
    Si të aplikoni për të fituar nënshtetësine Australiane
    Në 12 Shtator të 2007, Parlamenti Australian miratoi ligjin për “Amendamentin e Nënshtëtësisë Australiane 2007 (Testi i Nënshtetësisë)”. Kjo do të thotë se që nga dita e hënë 1 Tetor i 2007, pjesa dërrmuese e të interesuarve janë të detyruar t’i nënshtrohen një testi të caktuar para se të aplikojnë për të drejtën e fitimit të Nënshtetësisë Australiane.
    Si të bëhem një qytetar Australian?
    Pjesa dërrmuese e të interesuarve janë të detyruar që para se të aplikojnë, të kalojnë me sukses testin e dhenë, dhe të përmbushin kriteret e përzgjedhjes për fitimin e të drejtës së Nënshtetësisë Australiane.
    NUK jeni të detyruar t’i nënshtroheni këtij testi nëse:
    • jeni nën 18-te vjeç, ose 
    • jeni 60-të vjeç e larte, ose 
    • vuani nga ndonjë sëmundje dëgjimi, të foluri, ose shikimi, ose 
    • keni probleme të përhereshme fizike dhe aftësi të përkufizuara mendore, gjë që do të thotë se nuk jeni të aftë të mirëkuptoni përmbajtjen e aplikimit.
    A mund të perzgjidhem? – Përzgjedhje e përgjithëshme
    Që nga 1 Tetori i 2007, të gjithë personat të cilët gëzojnë kriteret e përgjitheshme të përzgjedhjes janë të detyruar të testohen para se të aplikojnë për marrjen e nënshtetësisë.
    Personat të cilët aplikojnë duhet:
    • të kalojnë me sukses testin e dhënë 
    • të jenë 18-të vjeç e lartë në kohën që plotesojnë aplikimin 
    • të jenë banorë të përhereshëm 
    • të gëzojnë të drejtën e banimit 
    • të vazhdojnë të banojnë, në Australi ose të mbajnë marëdhënie të ngushta dhe të vazhdueshme me Australinë 
    dhe
    • të kenë karakter të mirë (të mos përbëjnë rrezik për shoqërinë)
    Personat të cilet fituan të drejtën e banimit të përhereshëm në ose pas datës 1 Korrik të 2007 duhet të kenë qenë banorë të ligjshëm në Australi për të paktën katër vjetë para se të aplikonin.
    Sigal