Varfëria sipas UNDP-së, Shqipëria e fundit në rajon, në vend të 95

    405
    Sigal

    UNDP e ka publikuar raporton vjetor për zhvillimet njerëzore në të cilin thotë ndonëse varfëria ka shënuar rënie, rreth 2.2 miliardë njerëz ende konsiderohen të varfër apo “pothuajse të varfër”. Në listën prej 187 shtetesh të UNPD-së, Shqipëria renditet në vendin e 95. Renditja bëhët duke u mbështetur në të dhënat për shkollim, paga, shëndetin dhe jetëgjatësinë e njerëzve dhe sigurinë personale. Në krahasim me vendet e rajonit Shqipëria është renditur e fundit, madje në renditje më lartë është edhe Bosnjë Hercegovina. Vendet e para në këtë renditje e zënë Norvegjia, Australia, Zvicra, Holanda dhe SHBA-të.Tre vendet  e fundit në këtë renditje janë Republika e Afrikës Qëndrore, Kongo dhe Nigeri. Sipas raportit edhe pse varfëria është në rënie në përgjithësi, pothuajse 800 milionë njerëz janë në rrezik të bien përsëri në varfëri nëse para tyre do të ketë ndonjë pengesë e vogël.

    unpd 1