Tubim para Parlamentit, shoqërohen në polici 7 ish-të përndjekur

    363
    Sigal

    Shtatë ish-të përndjekur politikë janë shoqëruar gjatë mesditës në polici. Shkak është bërë zhvillimi i një tubimi të paligjshëm përpara godinës së Parlamentit. Ish-të përndjekurit janë vendosur para Parlamentit disa minuta para fillimit të seancës plenare për heqjen e imunitetit, ku kanë kërkuar dhënien e dëmshpërblimeve si dhe të një trajtimi më të mirë social ndaj ish të përndjekurve politikë. Gjergj Ndreca, Agim Kollçaku, Skënder Tufa, Bujar Sala, Lirak Bejko, Fatos Beji, Lulash Gjoka janë mbajtur në ambientet e komisariatit numër 1 në kryeqytet nga ora 9 e 30 e mëngjesit deri në orën 15:00. Pasi kanë plotësuar dhe deklarata lidhur me qëllimin e protestës ata janë liruar. Nuk është hera e parë që ky grup ish-të përndjekurish politikë shoqërohen në polici, pasi në të shkuarën ata janë bërë pjesë e konflikteve fizike me deputetë të ndryshëm si dhe protesta të vazhdueshme para parlamentit.