Tenderët në shëndetësi/Duke shpresuar që këto fakte të jenë rastësi…

    368
    Sigal

    Pas skandalit me tenderin e barnave mjekësore, ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja, vijon të shkaktojë kaos në sistemin tonë shëndetësor, tashmë me tenderët e mirëmbajtjes së aparaturave mjekësore. Megjithëse interesimi i Ministrisë ka filluar që gjashtë muaj më parë dhe një muaj më parë tenderi u publikua, çuditërisht, 14 orë përpara hapjes së ofertave, Ministria e Shëndetësisë në web-sitin e APP-së anuloi hapjen e ofertave, pa dhënë ndonjë shkak dhe ndonjë sqarim se si do të vazhdojë mirëmbajtja e këtyre aparaturave. Gjithashtu, këto ditë do të zhvillohet tenderi me objekt prokurimi “Blerje pajisje mjekësore për Qendrën e Traumës dhe blerjen e dy uniteve mamografie lëvizëse”.

     Specifikimet teknike në tenderin e skanerit (i anuluar)

     Mësohet se firma biomedikale për aparaturat mjekësore, “Saer Medical” ka kërkuar sqarime të mëtejshme pranë Ministrisë së Shëndetësisë, përsa i përket disa prej specifikimeve teknike të shpallura nga ministria për tenderin e skanerit. “Që të mos zgjatemi shumë, duam të sqarojmë që në protestën tonë jemi shumë të qartë me pyetjen se përse nga grupi i printerëve që prodhohen nga firmat më të mëdha në botë si AGFA, KODAK etj, ishte deklaruar në tender vetëm printeri “Laser”, që ndër të tjera prodhohet nga Kodak, (i cili ndër të tjera si përfaqësues në Shqipëri ka të njëjtin distributor që ka edhe kompania Siemens), por nuk ishte shkruar printer “DRY”, ku të përfshiheshin dhe teknologjia e kompanisë AGFA dhe asaj KODAK. Vërejmë me shqetësim, se edhe pse Ministria e pranoi ndryshimin e këtij specifikimi, mundohej të na bënte të kuptonim që ne, me 20 vjet eksperiencë në këtë fushë, nuk kishim kuptuar mirë specifikimet teknike të vendosura nga Ministria  e Shëndetësisë. Gjithashtu, vërehet që ndërsa në të gjithë artikujt e këtij loti kërkohet autorizim prodhuesi, në artikullin Injektor Kontrasti nuk kërkohet Autorizimi i Prodhuesit. Ne e dimë që konkurrentët tanë nuk përfaqësojnë asnjë firmë injektorësh në Shqipëri, siç ne për shembull përfaqësojmë kompaninë Bayer Healthcare në këtë artikull dhe sigurisht, gjetja e një firme që t’i japë autorizim për të shitur në këtë tender në një periudhe kaq të shkurtër, mund të jetë dhe problem. Prandaj, sipas nesh nuk është kërkuar autorizim prodhuesi në këtë tender për injektorin e kontrastit. Nëse do të kishte ndonjë arsye tjetër do të ishim shumë kuriozë ta dinim, sepse kompania jonë i ka shkruar një letër Ministrit të Shëndetësisë, por deri në datën e sotme, 16 Qershor, nuk ka marrë përgjigje”, shprehen për “Telegraf”, përfaqësues të “Saer Medical”.

    Gjithashtu, sipas “Saer Medical”, nëse shkojmë në specifikimet teknike të CT Skanerit, të gjithë numrat janë fotokopje të specifikimeve të Siemensit si:

     Vlerat e tensionit, të selektueshme në hapa nga 80 në 130 kV

    Filter imazhi-Posteria fossa optimization

     Tenderi i Mamografive

    Po të shohim dhe tenderin e Mammografive lëvizëse, të shpallur para disa ditësh, përsëri gjejmë kombinime specifikimesh, që rezultojnë në fund se vetëm kompania Siemens i përmbush, bile i bëhet favor që të futen me modelin më modest të Siemensit që ka dhe çmim më të ulët. Kështu, “me specifikimet teknike, sipas “Saer Medical” kërkohet vetëm teknologjia se si e realizon Siemens. Për shembull me detektor me përmasa 23x30cm dhe zmadhim gjeometrik (geometric magnification) Siemensi ofron një produkt me një çmim shumë të ulët, mirëpo zotërinjtë e njësisë së prokurimit të Ministrisë së Shëndetësisë në rastin konkret merren me mënyrën se si kompanitë e realizojnë produktin”. Duke ditur se çdo kompani ka teknologjinë e vet duam të përmendim se kompanitë e tjera me detektor me përmasa më të vogla dhe me zmadhim elektronik (jo gjeometrik), megjithëse janë ndër kompanitë më të mëdha në botë dhe kanë rreth 30% të merkatos në botë, mbeten të përjashtuara me këto specifikime. “Ne mendojmë se njësia e prokurimit është mirë që të krijojë një tender tekst me kërkesat e specifikimeve që kërkon, duke patur parasysh benefitet për të sëmurët, ashtu siç bëhet në botë. Mënyra dhe teknologjia se si e realizojnë kompanitë, duhet të jetë fare indiferente dhe jo bazë për specifikimet e kërkuara” shprehen përfaqësues të “Saer Medical”.