Suzana Dalipi:U operova për të rregulluar fytin, por doktorët më hoqën edhe zërin

    622
    Sigal

    Intervista/ Flet Suzana Dalipi: Zërin ma dha Zoti dhe ma mori mjeku. Krerët e Sigurimeve Shoqërore më thonë: Mund të përfitoje asistencë, vetëm po të ishe këngëtare

    Shkova që të operohem nga tiroidja, por pas operacionit, konstatova se mjekët, më kishin hequr edhe zërin”. Kështu u shhpreh zonja Suzana Dalipi, me profesionin ekonomiste e lartë, gjat ënjë interviste me shkrim, në lidhje me krimin, që kanë ushtruar mjekët shqiptarë, mbi organizmin e saj. “Mua zërin ma dha Zoti, por ma hoqi mjeku”, vijon të shprehet ajo, duke publikuar edhe një fakt tjetër të dhimbshëm, që ka të bëjë me Institutin e Sigurimeve Shoqërore që nuk i japin asnjë ndihmë, apo asistencë. “Ata më thonë: Ti do të përfitoje asistencë vetëm nëse do të ishe këngëtare, apo mësusese”, përfundon ajo, duke shkruar në fund të rreshtave të saj, fjalën, “turp”.

     Çfarë ndodhi me ju pas ndërhyrjes kirurgjikale të mjekëve shqiptarë?

    Në vitin 2009 unë u diagnostikova që vuaja nga gjëndra tiroide dhe u shtrova në spital, ku kisha edhe disa diagnoza të tjera shëndetësore që ishin shumë serioze per shëndetin tim.

    Çfarë diagnozash?

    Kisha probleme të zemrës, ku një valvul nuk funksiononte

    Çfarë të thanë mjekët?

    Mjekët më këshilluan që unë të bëja ndërhyrje kirurgjikale, në gjendrën teroide. Kështu, më datën 04.11.2010 u krye operacioni i tiroides, një operacion shumë i vështirë për gjendjen e rënduar të shëndetit tim. Operacioni zgjati 4 orë e gjysëm.

    Cili ishte rezultati i operacionit të tiroides?

    Pas operacionit, unë ndenja 3 ditë në spital dhe jo vetëm q ënuk u përmirësova nga zemra, apo nga gjendra tiroide, por më ndodhi edhe diçka tjetrër, krejt e papritur.

    Çfarë ju ndodhi?

    Pas operacionit, të cilin mjekëtë e cilësuan sit ë sukseshëm, mua, më iku zëri fare.

    A e pyetët mjekun për këtë pasojë?

    Unë mjekohesha një herë në 2 ditë dhe gjatë mjekimeve takohesha edhe me mjekun, Endri Shehu, i cili kreu operacionin. Dhe e pyesja për zërin, për shkakun se përse pas operacionit nuk po flisja dot.

    Çfarë ju tha ai?

    Mjeku më thoshte që pas disa ditësh, do të vijë zëri. Dhe më thosh disa data për javën e ardhshme, apo për muajin e ardhshëm. Ai më thoshte se zëri u ikën të gjithëve, por pas dis aditësh u rikthehet përsëri. Mirëpo kaloi një muaj, dy, tre pastaj kaloi një vit dhe deri tani kanë kaluar rreth 4 vjet, por zëri nuk më ka ardhur. Eshtë kjo arsyeja që intervistën me ju, po e bëj me shkrim. Pra, shkova në spital për të rregulluar grykët, por mjekët ma hoqën fare edhe zërin. Tani, unë nuk kam as mundësi që të ankohem në zyrat e shtetit, apo të Ministrisë së Shëndetësisë, sepse nuk nxjerr dot as një fjalë, për të dhënë sqarime.

    Si e përjetuat ikjen e zërit tuaj dhe si reaguat?

    Si mund ta përjetoja dhe si mund të reagoja, kur n ëspitalet tona nuk ka mjekë, por kasapë. Mua më morën zërin, port ë tjerëve u kanë marrë jetën dhe askush nuk është vënë para ligjit. Nuk ekuptoj se si ka mundësi që jeta jonë të jetë ka pa vlerë, për pushtetarët tanë, saqë askush, nuk na merr në mbrojtje. Ne mjekët, na marrin, zërin, na zbrazin kuletën, na marrin jetën dhe askush nuk reagon nga zyrtarët e Ministrisë. Kjo ëhstë e pafalshme. Pas operacionit, ditët iknin dhe unë shpresoja që do të më vinte zëri por për fatin tim të keq zëri im nuk u rikthye më.

    Jam në një gjendje psiqike shumë të keqe dhe së fundmi vuaj nga depresioni nervor si pasojë e mjekëve të papërgjegjshëm të cilët nuk mbajnë asnjë lloj përgjegjësie për punën e kryer.

    Çfarë të thanë të afërmit e tu, kur të panë në atë gjendje?

    Ata kanë qarë me ditë të tëra, kur m ëpanë në atë gjendje. Dhe  vazhdojnë të qajnë akoma.

    Ndërkohë ju thatë se vuani dhe nga disa diagnoza të tjera, cilat janë ato?

    Është e vërtetë se unë vuaj edhe nga disa sëmundje të tjera, sepse natyra është treguar agresive me mua. Por nëse natyra ka qenë agresive me mua, mjekët me bluza të bardha janë treguar barbarë. Më duket, se ata nuk më çuan në sallën e operacionit atë ditë, por në thertore për të më vënë para gijotinës. Pas operacionit njëri nga mjekët e tjerë më tha: Shyqyr q ëshpëtove kokën”. Me një fjalë, mjekët i japin të drejtë vetes që të të marrin, jo vetëm zërin, por ehde jetën. Dhe në rastin, kur ti shpëton e gjallë nga operacioni, ata duan që t’u jesh mirënjohëse. Sepse zanati i tyre është që të vrasin njerëz dhe  jo që të shpëtojnë njerëz. Aktualisht, aun ëjam gjallë, por po vuaj edhe nga zemra, pasi kam 2 valvula që nuk funksionojnë, si edhe tensionin arterial.

    Si ishte marëdhenia juaj me mjekun që ju operoi ?

    Marëdhënia ime ishte si çdo marëdhënie mjek – pacient. E kam takuar vetem 2 herë, para operacionit dhe 4 herë, pas operacionit. Ndërsa tani kam rrëth 2 vjet, që nuk mundem ta takoj, sepse mund të bëj edhe ndonjë skandal. Por ai më fshihet.

    A mbajti ai përgjegjësi pas operacionit të dështuar ?

    Nuk mbajti asnjë lloj përgjegjësie duke ja lënë në dorë fatit.

    A trajtoheni ju nga shteti si invalide dhe a perfitoni përkrahje sociale ?

    Unë kam punuar 22 vjet si ekonomiste dhe i kam derdhur Shtetit kontribut shoqëroe e shëndetësore, kam paguar kuota rinie, bashkime profesionale, etj. Por në momentin që une jam një person me aftësi të kufizuar, shteti nuk më ofron asnjë lloj pensioni, apo asistence. U interesova pranë Insitutit të Sigurimeve Shoqërore e Shëndetësore dhe më kthyen përgjigje, që unë mund të përfitoja vetëm në qoftëse do të kisha profesionin mësuese, ose këngëtare. Me këtë gjëndje që kam, mua nuk më ofron punë asnjë institucion shtetëror, apo privat. Me çfarë mund të kryej analizat apo të mjekohem kur nuk kam asnjë lloj të ardhure?

    Si e konsideroni përgjigjen, se po të ishit këngëtare mund të përfitonit sigurime?

    E konsideroj si një tallje. Kurse aktin e bluzave të bardha ndaj meje, një krim. Mua, zërin nuk ma hoqi natyra, apo Zoti, por mjeku. Ndërsa, Instituti i Sigurimeve tallet, duke më sjellë si shembull, rastin e Vaçe Zelës. Kjo është e pafalshme.

    Cilat janë të ardhurat tuaja aktuale ?

    Nuk kam asnjë të ardhur, jam kryefamiljare me 3 fëmijë për mirërritje dhe shkollim.

    Cili është apeli juaj ndaj shtetit ?

    Gjendja ime është tejet e rënduar dhe i kërkoj shtetit shqiptar që të më mundësojë, apo të më ofrojë një punë në profesionin përkatës. Ju lutem, më shumë vëmendje për gratë e divorcuara, të cilat kanë në ngarkim fëmijë, për të edukuar e mirërritur