Rruga drejt shkollave të larta gjermane – formalitetet

    628
    Sigal

    Gjermani/ Ekzistojnë rreth 350 shkolla të larta, dyert e të cilave janë gjithnjë të hapura për studentët e huaj

    Për të studiuar në Gjermani duhen të kalosh disa stacione

    Hapi i parë

    Hapi fillestar është ai i aplikimit në një shkollë të lartë gjermane dhe që këtu fillojnë problemet e para. Ndër dokumentet e nevojshme është dëftesa e shkollës së mesme, të cilën një maturant në Shqipëri e  merr sipas rregullit rreth fillimit të korrikut. Pas noterizimit dhe legalizimit edhe në Ambasadën Gjermane, kopja e dëftesës duhet të dërgohet përpara datës 15 korrik, pasi ky është afati i fundit i dorëzimit të kërkesës për studimin në Gjermani, pavarësisht se, në cilin universitet. Albi, student në Frankfurt, tregon se nëse dokumentet janë të gjitha në rregull “nuk ka asnjë problem për të marrë vizë”.

    A mund të filloj të studioj menjëherë?

    Për fat të keq jo. Nxënësit që kanë mbaruar shkollën e mesme duhet të japin fillimisht një provim që quhet “Feststellungsprüfung”. Provimi ka dy pjesë: një provim teknik dhe DSH-ja (“Deutsche Sprachprüfung für den Hochschulzugang”, shiko “Gjuha”). Për këtë provim, ju mund të përgatiteni nga një institucion parauniversitar që quhet “Studienkolleg”. Në të gjithë Gjermaninë ekzistojnë “Studienkolleg”-e.

    Atëherë, çfarë duhet të bëj fillimisht?

    Hapi i parë: Kërkoni në internet universitetin ose institutin e lartë profesional për të cilin jeni të interesuar. Këta do t’i gjeni gjithmonë nën adresat si p.sh: (për universitetin e Konstancës) apo  (për Institutin e Lartë Profesional të Jenës).

    Hapi i dytë: Kërkoni faqet e “Akademisches Auslandsamt”-it (AAA) ose “International Of-fice”. Atje mund të informoheni – edhe në anglisht – se për cilat dokumente keni nevojë për të bërë një aplikim. Në shumë raste, këta janë: Dëftesa e pjekurisë, një certifikatë që tregon nivelin tuaj të gjermanishtes, një fotokopje e pasaportës tuaj dhe një letër motivimi. Nëse studioni në një universitet shqiptar, kërkohet edhe një certifikatë që provon se e keni kaluar provimin e pranimit. Të gjitha dokumentet në shqip duhet të jenë të përkthyera në gjermanisht dhe të noterizuara.

    Hapi i tretë: Plotësoni një “Antrag auf Zulassung zum Studium für ausländische Studienbe-werber/innen” (“Aplikim pranimi për studime nga aplikues të huaj”). Këto aplikime ekzistojnë në gjermanisht dhe në anglisht. Shumica e universiteteve përdorin këtë aplikim standard.

    Kur janë afatet të fundit për t’i dorëzuar aplikimet?

    Sa më shpejt, aq më mirë. Në shumë universitete dhe institute të larta profesionale data e fundit është 15 korrik, në disa shkolla të larta data është më herët. Zakonisht, shkollat e larta nuk pranojnë në asnjë mënyrë që dokumentet të dorëzohen më vonë. Deri në datën e përcaktuar të gjitha dokumentet duhen të ndodhen në zyrat e “Akademisches Auslandsamt”-it ose në zyrën e ASSIST-it.

    Çfarë është “ASSIST”?

    “ASSIST” është një vend qendror që i ngarkuar nga rreth 50 shkolla të larta kontrollon nëse dokumentet tuaja janë të plota dhe formalisht në rregull. Nëse universiteti që ju keni zgjedhur është anëtari i ASSIST-it duhet të drejtoni aplikimin tuaj atje. Aktualisht një aplikim me ASSIST-in kushton 50 Euro. Çdo aplikim tjetër kushton 10 Euro. Adresa në internet me listën e universiteteve anëtarë: www.uni-assist.de.

    Çfarë mund të bëj në rastin kur ka probleme?

    Duhet të mbani patjetër kontakt me “Akademisches Auslandsamt”-in apo me “International Office”. Formuloni pyetjet tuaja në mënyrë sa më konkrete; shumë zyra nuk u përgjigjen më pyetjeve të përgjithshme (si p.sh. “Hello, my name is XY, what can I do if I want to study in your university?”), sepse marrin çdo ditë disa qindra E-Maile nga gjithë bota. Në qoftë se nuk merrni përgjigje, provoni një herë tjetër. Provoni edhe të flisni me telefon.

       Universitetet Gjermane ne Internet – Deutsche Hochschulen im Internet 

    Baden-Württemberg

    FH Aalen
    FH Albstadt-Sigmaringen
    FH Biberach, Hochschule für Bauwesen und Wirtschaft
    FHS Esslingen, Hochschule für Sozialwesen
    FHT Esslingen, Hochschule für Technik
    HfM Freiburg, Staatliche Hochschule für Musik Freiburg
    PH Freiburg (Uni Freiburg)
    Uni Freiburg, Albert-Ludwigs-Universität Freiburg
    FH Furtwangen, Hochschule für Technik

    Bayern

    FH Amberg-Weiden
    FH Ansbach, Hochschule für Wirtschaft und Technik
    FH Augsburg
    Uni Augsburg
    Uni Bamberg, Otto-Friedrich-Universität
    Uni Bayreuth
    PTH Benediktbeuern,
    FH Coburg
    FH Deggendorf
    Uni Erlangen-Nürnberg, Friedrich-Alexander Universität
    FH Hof
    KH Neuendettelsau (Augustana-Hochschule),
    nichtstaatliche Theologische Hochschule. Evangelisch-Lutherische Kirche in

    Bayern
    ABK Nürnberg, Akademie der Bildenden Künste
    EFH Nürnberg, nichtstaatliche Evangelische FH.
    FH Nürnberg, Georg-Simon-Ohm-Fachhochschule
    Uni Passau
    FH Regensburg
    Uni Regensburg
    FH Rosenheim
    FH Schweinfurt
    FH Weihenstephan, in Freising
    FH Würzburg
    HfM Würzburg, Hochschule für Musik