Ricertifikimi i farmacistëve, 3 ditë kohë për lejet e reja

    408
    Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë ka gati lejet e reja të ushtrimit të profesionit, për 200 farmacistë, të cilët kanë përmbushur kriterin e ricertifikimit e që kanë aplikuar pranë këtij institucioni për t’u pajisur me certifikatën e re. Sipas UFSH-së, këta farmacistë, duhet të paraqiten pranë zyrave qendrore të këtij institucioni për t’u pajisur me këtë dokument. Po ashtu, saktësohet se për të tërhequr certifikatën e re, që iu mundëson ushtrimin e profesionit, në momentin e tërheqjes, këta profesionistë duhet të jenë të pajisur me një mjet identifikimi si dhe me certifikatën e vjetër.
    Bëhet fjalë për farmacistët e punësuar në rrethet: Durrës, Dibër, Kukës, Lezhë, Shkodër, Fier, Berat, Elbasan, Vlorë, Korçë e Gjirokastër. Pas përpunimit të të dhënave nga Qendra Kombëtare e Edukimit në Vazhdim, rreth ciklit të parë të edukimit në vazhdim, rezultoi se 72 farmacistë kishim marrë 0 kredite, ndërkohë që 121 të tjerë nuk i kishin përmbushur detyrimet, pasi kishim grumbulluar më pak se 100 kreditet e kërkuara.
    Për t’u ricertifikuar, këta profesionistë të shëndetësisë do të duhet të futen në provimin e shtetit e vetëm nëse e kalojnë atë me sukses do të kenë të drejtë të ushtrojnë profesionin. Ndërkohë që, për pjesën tjetër, që kanë përmbushur detyrimet, UFSH-ja është duke përgatitur certifikatat e reja. 
    Sigal