Reshat Kripa:Fillimi i këstit të dytë për trashëgimtarët dhe dosjet me dokumentet me mangësi

    461
    Sigal

    Flet Reshat Kripa, kreu i Shoqatës Antikomuniste Shqiptare, për Degën Tiranë

      Kanë mbetur edhe pak persona që kanë për të marrë dëmshpërblimet  për këstin e dytë për kategorinë e personave që janë gjallë. Por për përfundimin e këtyre emrave, një problem me vete mbeten dosjet me mangësi, të cilat kanë penguar punën për këto dosje. Një fakt të tillë na e bën të ditur për “Telegraf” Reshat Kripa, kreu i Shoqatës Antikomuniste Shqiptare, për Degën Tiranë. Sipas zotit Kripa, shpërndarja e këstit të dytë po bëhet duke u bazuar tek dokumentacioni i sjellë nga personat e interesuar, ose më saktë nga ish të dënuarit që janë mbi moshën 65 vjeç në zbatimin të udhëzimit të Ministrisë së Financave. Ndërkohë që për përfundimin e këstit të dytë janë dhe pak emra për të marrë dëmshpërblimin. Pagimi po bëhet duke zbatuar nenin 7 dhe 8 të vendimit të Këshillit të Ministrave me prioritetin që ai përcakton. Deri tani janë të paguar të gjithë ish të dënuarit që jetojnë dhe që kanë dorëzuar tërë dokumentacionin sipas udhëzimit të Këshillit të Ministrave. Ndërkohë që zoti Kripa bëri të ditur se “pagimi i këstit të dytë për personat që janë gjallë po bëhet duke zbatuar nenin 7 dhe 8 të vendimit të Këshillit të Ministrave me prioritetin që ai përcakton. Deri tani janë të paguar të gjithë ish të dënuarit që jetojnë dhe që kanë dorëzuar tërë dokumentacionin sipas udhëzimit të Këshillit të Ministrave”.

    Kësti i dytë për trashëgimtarët

    Kësti i dytë për personat që janë do të vazhdojë që të paguhet sipas radhës kronologjike që është paguar edhe kësti i parë. Kreu i Shoqatës Antikomuniste Shqiptare, në lidhje me radhën kronologjike të dhënies së dëmshpërblimit për këstin e dytë për personat që nuk jetojnë është shprehur se: “E thënë më qartë kësti i parë ka filluar në mars të vitit 2009 dhe ka pasur një radhë kronologjikë që është ndjekur në pagesat që janë bërë. Po kështu do të bëhet edhe pagesa për këstin e dytë, sipas radhës së pagesës së këstit të parë”. Sipas informacioneve që ka zoti Kripa, dëmshpërblimi për marrjen e këstit të dytë për trashëgimtarët pritet që të fillojë në muajin shkurt. Por ende nuk ka një datë të saktë për fillimin e këtij kësti, por do të fillojë brenda shkurtit, ose në fillim të muajit mars.

    Dosjet me mangësi

    Dosjet me mangësi janë dosje, në të cilat postohet dokumentacioni, dosje me dokumente të fotokopjuara të panoterizuara, ose ato me certifikata të fotokopjuara, të cilat nuk kanë vlerë pa u noterizuar, ose me numra llogarie, të cilat janë të hapur në monedhë të huaj – dhe kjo është e papranueshme vijojnë që të paraqiten shumë. Por dosjet me mangësi mund të jenë edhe ato ku mungojnë mjetet e identifikimit të personave që do të tërheqin paratë. Ndërkohë që zoti Kripa bën të ditur se “të që kanë depozituar dokumentacionet për të përfituar dëmshpërblim financiar, për shkak të viteve të burgut gjatë regjimit komunist, se çdo dosje që dorëzohet, duhet të bëhet sipas nenit 14, nr. ligjit 19831”.