Reagon Fejzo Subashi: Mirë VIP-at takohen me ministrat dhe i zgjidhin problemet, po prindërve tanë kush do ua qajë hallin?

493
“Mëshirë për ne, po më çojnë në Tufinë”, Luftar Paja takon ministren: Problemi im u zgjidh, çdo gjë në rregull

Aktori Luftar Paja, bëri xhiron në rrjetet sociale pas apelit të pardjeshëm, ku thoshte se ministria dhe qeveria po e çojnë drejt vdekjes për çështjen e barnave të rimbursueshme. “Kur erdhi radha për të marrë trajtimin, më tha mjekja, që nuk e përfiton, se ka disa procedura. Të më heqësh ksarelton mua është të më thuash të shkoj në trombozë, apo të shkoj në varreza të Tufinës apo Sharrës. Unë pensionist jam, nuk më del të blej 100 mijë lekë në muaj këtë ilaç. Do t’i bie në qafë fëmijëve”, tha dje Luftar Paja. Por historia duket se mbaron me “fund të lumtur”. Aktori është takuar me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, dhe në një reagim për mediat ka thënë se problemi i tij po zgjidhet.“Problemi im po merr zgjidhje, më vjen shumë keq që çështja ime u politizua, nuk ishte ky qëllimi, megjithatë e rëndësishme është që tani gjithçka është në rregull. Dhe më e rëndësishme akoma, është që nuk flasim kot. Nuk na bie fjala në veshë që nuk dëgjojnë.”-u shpreh Paja.

Reagon analisti Fejzo Subashi 
Më në fund, o Nderi i Kombit, legjenda e plejadës, na qetësove dhe u gëzuam, që u bë një shërbim i vogël për Ty, o i madhi, Luftar Paja. Por, na fute në një siklet shumë të madh, pasi mirë ti pate mundësi dhe e takove Znj. Ministre, por prindërit e mi dhe mijëra e mijëra të tjerë si do ia bëjnë? Si do u vejë halli???
Sigal