Protesta ndaj “Bell Air” për abuzim monopol në treg

    434
    Sigal

    Dje pasdite, Zyra e Mbrojtjes së Konsumatorëve, zhvilloi para Pallatit të Kulturës në Tiranë protestën e saj  kundër “Bell Air” për abuzim monopol në treg. Sipas drejtorit ekzekutiv të ZMK-së, Altin Goxhaj, kjo protestë kërkon të sensibilizojë opinionin dhe  qytetarët që të denoncojnë të gjitha rastet e abuzimit që u ka bërë “Bell Air”. ZMK-ja, ka  dorëzuar  pranë Autoritetit të Konkurrencës një ankesë për abuzim me pozitat monopol në treg. Kështu, ZMK-ja  fton edhe qytetarët që të bëhen pjesë e kësaj proteste. “Qytetarë, na dorëzoni këtu raste abuzimi nga kompania, duke na treguar ndonjë të dhënë si data, orari, çmimi, valixhja,, keqtrajtimi, etj., etj.. Jo se kompanitë e tjera janë më të mira, por “Bell Air” ka thyer çdo rekord kombëtar dhe ndërkombëtar të abuzimit dhe keqtrajtimit me konsumatorët!”- ishte një nga thirrjet e protestës të ZMK-së, kundër abuzimeve të “Bell Air”.