Propozimi i Bankës Botërore për pronat, “miraton” korrupsionin politik

    526
    Sigal

    Intervista/Flet sekretari i Shoqatës “Pronësi me Drejtësi” Agim Toro, për propozimin e e bërë për pronat

    Propozimi i Bankës Botërore për kompesimin e tokave me çmimin e komunizmit është një propozim shumë antipronar për sekretarin e shoqatës “Pronësi me Drejtësi” Agim Toro. Në një intervistë për “Telegraf” sekretari i Shoqatës “Pronësi me Drejtësi” Agim Toro, shprehet totalisht kundër këtij propozimi dhe me këtë qëndrim sipas tij Banka Botërore miraton korrupsionin ekonomik dhe politik që ka ndodhur në Shqipëri. Në lidhje me strategjinë e kompesimit të tokës me tokë, zoti Toro, shprehet skeptik dhe për shoqatën e pronarëve kjo është një utopi më atë që ka thënë qeveria. Planet dhe strategjitë e qeverisë për kompesimin e pronarëve janë të pa bazurara në realitet dhe nuk ka një plan të bazuar në shifra reale, sipas zotit Toro.

    -Zoti Toro, Banka Botërore ka bërë një propozimim që kompesimi i tokave të bëhet me çmimin e komunizmit. Si e cilësoni ju këtë propozim?
    -Për mua është një propozim që është pak nëse do ta quaja antipronar. Pra është një propozim i theksuar antipronar në mënyrë që Banka Botërore të lehtësojë ecurinë e gjithë shtetit shqiptar që është i mbytur në borxhe. Dhe rruga që gjen Banka Botërore është që borxhet dhe detyrimet që ka shteti shqiptar kundrejt qytetarëve të tij të mos i shlyejë. Është njësoj sikur Banka Botërore të mos i kërkojë borxhet që i ka dhënë Shqipërisë. Në këtë kuadër ne i kemi propozuar Bankës Botërore që ti fali borxhet që i ka Shqipëria vetë Bankës Botërore. Në këtë mënyrë arrihet një konsensus dhe të jetë e bindur Banka Botërore që do të jetë një konsensus i gjithë popullit shqiptar. Përsa i përket propozimit që ka bërë Banka Botërore, ajo paska hapur arkivat dhe paska gjetur që paska një shtet apo dy shtete që kanë zbatuar këtë gjë. Në një kohë që në ato shtete nuk është kryer një shpronësim siç është kryer në Shqipëri i gjithë pronarëve shqiptarë. Në ato shtete është ruajtur gjithmonë prona private dhe nuk janë goditur kurrë pronarët e vegjël dhe të mesëm. Në këtë kuadër bie ndesh propozimi i Bankës Botërore me shumë parime të së drejtës dhe mbi të gjitha me parimet e fituara me ligj nga pronarët shqiptarë. Dhe nuk mundet tani në mes të lojës të ndryshojnë rregullat, kur është deklaruar publikisht për tërë këto vite që pronarët shqiptarë do të kompesohen me çmimet e tregut, sepse Banka Botërore miraton korrupsionin ekonomik dhe politik që ka ndodhur në Shqipëri.

    -Ju a i keni bërë ndonjë kërkesë Bankës Botërore në lidhje me propozimin që ka bërë, më qëllim moszbatimin e këtij propozimi?
    -Ne i kemi bërë thirrje Bankës Botërore që të mos bëhet pjesë e kësaj maskarade që po luhet më pronarët shqiptarë nga e gjithë klasa politike shqiptare, jo vetëm nga partia në pushtet, por po luhet edhe nga partia tjetër që është në opozitë. Më duhet të theksoj që këtë paralajmërim e kemi bërë që në 1995-ën, kur Banka Botërore ndërmori një nismë për urbanizimin e Bathores, kur sapo kishin filluar ndërtimet pa leje. Atëherë Banka Botërore mbajti një qëndrim pozitiv dhe u shpreh që pa u kompesuar pronarët nuk mund të realizonte investimin e saj. Në atë kohë parlamenti shqiptar miratoi një ligji për kompesimin e pronarëve që prekeshin nga urbanizimi i Bathores. Në këtë kuadër atëherë Banka Botërore kishte një qëndrim pozitiv pavarësisht se nuk u realizua dhe çuditërisht tani Banka Botërore kërkon që të bëhet e njëjta situatë që pronarët shqiptarë mos të marrin asgjë dhe ato që kanë ndërtuar mbi pronat tona të jenë njerëz në pushtet dhe të mbajnë pushtetin. Këto qëndrime ne Bankës Botërore ja kemi bërë të ditur dhe kemi kundërshtuar me forcë këto veprime antiligjore. Sepse gjykata e Strazburgut jo vetëm që ka pranuar kërkesat tona, por na ka dhënë të drejtë në arsyetimet tona. Unë nuk e di se nga niset Banka Botërore që bën këto propozime, ajo ose është pjesë e korrupsionit ose kërkon që të legalizojë korrupsion politik dhe ekonomik që thash edhe më lart. Më e çuditshmja është që Banka Botërore vazhdon që të mbajë qëndrim antipronar edhe kundër legalizimit, kur propozin me paturpësinë më të madhe që të legalizohen rreth 80000 ndërime pa leje që janë ndërtuar në Shqipëri pas miratimit të ligjit të legalizimieve, duke nxitur haptazi legalizmin e pronave në Shqipëri. Jemi i vetmi vend në botë që veprohet në këtë mënyrë. Ne kundërshtojmë me shumë forcë këtë qëndrim antipronar.

    -Po në këtë raport Banka Botërore ka theksuar që duhet një periudhë e madhe kohore dhe një shumë e madhë parash për kompesimin. A është e vërtetë kjo?
    -Banka Botërore thotë që: “Shëipëria e ka të pamundur kompesimin se duhet një shumë prej 625 milion eurosh”. Në nuk e dimë se nga e ka gjetur këtë shifër Banka Botërore, kjo është një shifër 30 herë më e ulët se sa vlera reale e pronave të shqiptarëve. Me këtë Banka Botërore nuk tregon as më shumë dhe as më pak por implikimin e saj me politikën për të mos trajtuar dhe mosrespektuar të drejtën e pronës në Shqipëri.

    -Si u duket strategjia e qeverisë aktualisht për kthimin dhe kompesimin e pronës, a është ndopak shpresëdhënëse për pronarët?
    -Deri në këto momente na duket një strategji në ajër e pambështetur në fakte dhe dokumente reale, pa bërë analiza të situatës së pronave në Shëipëri. Kjo është bërë vetëm për të fituar kohë tek faktori ndërkombëtar, në mënyrë që të ketë ato zgjidhje premtuese vetëm sa për të kaluar klasën në lidhje me detyrat e vëna nga komisioni europian. Ajo është një strategji absolutisht pa asnjë lloj plani të detajuar, nuk ka të botuar se sa janë detyrimet për zgjidhjen e problemit të pronave. Zgjidhjes që propozohet na duket absurde, sepse deri më tani nuk kemi të botuar asnjë gjë përsa i përket pronave të paluajtshme që do përdoren për kompesim. Po jepet detyra që në 2018-ën të dalin këto prona për kompesim, deri atëherë asgjë nuk mund të ndodhë sipas strategjisë së miratuar. Për ne është mosbesuese rruga që po ndiqet për këtë kompesim.

    -Duke qënë se është një nga 12 prioritetet kthimi dhe kompesimi i pronave, a u jep ndopak optimizëm kjo dhe a mund të jetë një arsye më shumë për t’u mbyllur kjo çështje?
    -Ne kërkojmë domosdoshmërisht që Shqipëria të marri statusin e vendit kandidat, pasi këtë e meriton populli shqiptar dhe jo klasa politike. Pasi klasa politike realisht nuk do që Shqipëria të bëhet pjesë e ashkimit Europian dhe nuk do për një arsye se duke mos e bërë vëndin kandidat për në BE, ata mund të realizojnë objektivat e tyre që janë antipronar. Kjo praktikë që ka ndodhur në Shqipëri që nga 1993 kanë një burim të vetëm mosvullnetin politik dhe në këtë aspekt ata nuk duan që Shqipëria të jetë pjesë e Europës. Në kërkojmë që të marrim statusin, edhe pse klasa politike nuk e merioton, por populli shqiptar e meriton, pavarësisht nga pasojat që kanë sjellë klasa politike. Fakti është që të gjitha të drejtat e pronarëve janë fituar në gjykatën e Strazburgut tregon as më shumë dhe as më pak që të drejtat e pronarëve shqiptarë nuk mund të mohohen nga një propozim i Bankës Botërore shqiptare. Mbi të gjitha janë të garantuara nga karta europiane e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut. Në këtë kuadër ne i bëjmë thirrje politkës shqiptare që ti vejë gishtin kokës që të zgjidh angazhimet që ka marrë në mënyrë çështja e pronës të zgjidhet. Është e vërtetë që ekonomia shqiptare e ka të pamundur që realizojë borxhin prej 30 miliard eurosh që u ka pronarëve shteti. Por mendojmë që zgjidhjet duhet të gjënden në të tjera rrugë si duke luftuar korrupsionin dhe duke kthyer fizikisht pronën. Nuk mjafton që të thuhet që do të kompesohen se kemi 20 vjet që e dëgjojmë këtë.
    Kompesimi i tokës me tokë është një utopi
    -Për ne kjo është një utopi, sepse qeveria sapo ka miratuar një ligj për ndarjen e tokave dhe këto ndarje do ti bëjë në nivel edhe deri tek kryetari i komunës. Akoma qeveria nuk ka bërë publike listën e pronave të veta që përdoren për efekt kompesimi. Sipas strategjisë së saj kjo listë do të dali në 2018-ën, pra kur të mos ketë mbetur më asgjë, prandaj ne nuk kemi më ndonjë besim që mund të ketë ndonjë mundësi për kompesim fizik.