Paloka: Pse nuk zgërdhihet më derrkuci me Toyota??? Bashën pse nuk e çon në prokurori që sot, por pret fundin e javës?!

159

“Taulant Balla, një derrkuc i dhjamur nga paratë e drogës që pastron bashkë me bandën e Elbasanit, sot nuk u zgërdhi. Taulantit i ka ikur zgërdhirja. Taulantit i ishte tharë buzë e mezi fliste. Taulanti u përtyp e u përtyp si derrkuc i dhjamur i ngecur në baltë, po nuk tha asgjë. Sepse derrkuci e di që ka ngecur në baltë.

Dy pyetje për derrkucin me Toyota:

Akuzën në prokurori për Lulzim Bashën pse nuk e bën që sot, po ke vendosur të presësh deri në fund të javës?

Aktorin e Babales pse nuk e nxjerr që sot që ta shohë e gjithë Shqipëria, po e mban kaq gjatë të fshehur?

Për ta kuptuar hallin e madh që ka zënë derrkucin e Toyotës, kujtoni se çfarë thoshte derrkuci për avionët e drogës para tre vjetësh, kujtoni se çfarë thoshte derrkuci për Saimir Tahirin, çfarë thoshte derrkuci për Elvis Rroshin, çfarë thoshte derrkuci për Agron Xhafajn.”, deklaron Paloka.

Pas anulimit të konferencës së djeshme për shtyp, sot kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha: “Që Taulant Balla nuk ka lidhje me asnjërin prej këta ju garantoj me përgjegjësi penale. Jam i gatshëm të më bëhet gjyqi në “Sheshin Skënderbej” nëse kjo është e vërtetë. I them Lulzim Bashës se në fund të kësaj historie i ka ca lidhje me personat e përfshirë në këtë grup kriminal. Nuk do ia lë mangët këtij shejtan budallai kësaj here. Do ia nxjerr në seancën e së enjtes publikimin e lidhjeve. Ia kam ruajtur për të enjten Bashës.”