Padia e partisë “Forca Rini”, Kolegji Zgjedhor përzgjedh trupën që do shqyrtojë

436
Sot eshte hedhur shorti nga Kolegji Zgjedhor ku ka përzgjedhur trupën gjykuese, e cila do te shqyrtojë kërkesë padinë e partisë “Forca Rinia”. Kjo parti kërkon anulimin e vendimeve të KQZ për regjistrimin e PD dhe PR për të marrë pjesë në zgjedhjet Parlamentare.
Sipas kësaj partie, regjistrimi i këtyre dy subjekteve ishte antiligjor pasi u bë jashtë afateve kohore.
Relator i çështjes për shqyrtimin e kërkesës së partisë “Forca Rinia”, me short u zgjodh Sotiraq Lubonja, ndërsa anëtar të trupës gjyqësorë janë Artur Malaj, Shkëlqim Mustafa, Tomorr Skreli dhe Astrit Kalaja.
Sigal