Një vend me pasuri minerare potenciale, por mungon industria metalurgjike!?

110

Nga Prof. Dr. Irakli Premti*

Sot problemet e pasurive minerare, që përbëjnë një burim të fortë ekonomik për vendet që i zotërojnë, po del gjithmonë e më në pah dhe po tërheq vëmendjen dhe preokupimin e vazhdueshëm të atyre që kanë në dorë projektet dhe fondet e nevojshme, kompetencat dhe mundësitë menaxheriale, për të vënë në efiçensë këtë pasuri kolosale. Studimet gjeologjike dhe minerare në Shqipëri janë produkt i një pune gati tetëdhjetëvjeçare, për të mos thënë njëqind vjeçare, të kryer nga specialistët shqiptarë dhe të huaj. Mjafton të themi se si rezultat i kësaj pune, sidomos mbas viteve ‘40-’90, rezulton se vendi ynë në kuadrin e strukturave albanide, helenide, italide dhe tauride, në aspektin metalogjinik dhe gjeologo-strukturor, sidomos për albanidet, konsiderohet një nga vendet me pasuri minerare të madhe. Falë kësaj pune, sot në Shqipëri gjenden gati 50 minerare të reja si në fushën minerare, gjeologjike, ujit të pijshëm dhe naftës. Në këtë aspekt, Shqipëria, e krahasuar me vendet kufizuese për nga sipërfaqja që ka prej 28 mijë kilometra katror, metalogjinikisht konsiderohet një vend me pasuri minerare potenciale, aktualisht edhe të shfrytëzueshme, por edhe të pashfrytëzueshme. Po ku janë këto pasuri minerare? Bie fjala, vendburimi i bakrit Gurth Spaçit ndodhet në zonën e Mirditës. Për bakrin dhe arin fillimisht mund të themi që përmbajtja e arit varion nga 2 deri 6.8 për qind dhe 10 deri në 12 për qind gram ar për ton. Me të drejtë mund të konsiderohet një vendburim bakri. Në vendburimin e Gurthit vërtetohet një skemë mineralizimi, sipas të cilës në pjesët e poshtme predominojnë pjesët e piritit dhe bakrit. Rezervat aktuale të vendburimit në total janë 200.355 ton me përmbajtje të lartë në përqindje gram ari për ton mineral bakri. Vendburimin e Gurth Spaçit e ka marrë me koncesion me leje minerare një firmë kanadeze, e cila do të zhvillonte punime për rritjen e rezervave të vendburimit. Lind pyetja: a ka ministria një kontroll për rezultatet e punimeve që kjo shoqëri ka bërë dhe a i ka reflektuar këto në bilancin e rezervave? Kjo duhet të sqarohet, pasi me sa dimë ne, kjo firmë i ka ndërprerë punimet. -Në Shqipëri ndodhen disa vendburime të qymyrguri tip linjitesh (qymyre të dobëta) me fuqi kalorifike, që lëviz nga 2500 -2700 deri në 4000 kalori. Vendburimi me rezerva më të mëdha është vendburimi i Memaliajt, në të cilin prodhimi ka arritur deri në 500 mijë ton në vit. Është një qymyr me fuqi kalorifike 3500-7000 kalori. Si vendburim është një burim alternative. Për këtë vendburim, 15 vjet më parë janë dhënë dy leje minerare, të cilat nuk patën jetë dhe u mbyllën; sot në këtë vendburim nuk punohet. Përveç vendburimit të Memaliajt janë vendburime me qymyre kalorifike më të dobëta të zonës së Mokrës dhe të Mborje Drenovës. Në përgjithësi janë mbi 40 objekte me rezerva qymyresh të vogla e të mesme. Të gjitha vendburimet e qymyrit janë të mbyllura. Në raste se duhet të fillojnë, duhet të niset nga miniera e qymyrgurit Memaliaj, e cila bën të mundur vënien në punë, nën shembullin e termocentraleve të Greqisë (Thesalisë). Rezervat e përgjithshme të qymyreve në Shqipëri i kalojnë të 700 milion tonët. Si konkluzion, projektet më të rëndësishme si ato të furnizimit me ujë të pijshëm 24 orë pa nevojën e ngritjeve hidraulike, duke përdorur hibsometrin dhe që zgjidhin furnizimin me parametra të KE-së për rreth 3.5 milion banorë të vendit tonë janë bërë nga Fakulteti i Gjeologjisë dhe Minierave, Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit të UPT, me udhëheqës shkencor Prof. Dr. Irakli Premti dhe grupi i studiuesve, Dr. Enver Quku, Prof. Dr Ilir Alliu e të tjerë. Defekti kryesor është se në Shqipëri mungon totalisht industria metalurgjike, e cila për mendimin tim, në kuadrin e ndihmave që mund të merren nga organizmat financiare, është e patolerueshme mospasja e metalurgjisë në këto minerale, kur dihet se në tregun botëror, ato kanë çmimin më të lartë në shitje. Që kjo apati të marrë fund, duhet që qeveria e majtë të kërkojë ndihma dhe donatorë të fuqishëm, nga firmat dhe shoqëritë që kanë mundësi të mëdha financimi, sidomos firmat amerikane, kineze, japoneze, italiane, franceze, angleze, mbasi Shqipëria ka një pasuri të jashtëzakonshme minerare dhe vënia e saj në eficencë do të përbënte një përparësi të fortë ekonomike. Një vëmendje e veçantë duhet ti kushtohet kërkimit të naftës e gazit në det dhe në shelf, duke marrë përvojën kërkuese të shoqërisë braziliane Porto Alegro, për kërkimet në Dumre. Është e domosdoshme dhe rekomandojmë ndërtimin e disa hartave që do të bëhen në kuadrin e gjeoshkencës, të cilat duhet të shpërndahen nëpër botë, në formë manuali. E theksojmë me të madhe për tu pasur parasysh nga qeveria shqiptare për dy probleme jetike kryesore për vendin tonë: për problemin e situatës gjeologjike shqiptare për të orientuar punimet e kërkim zbulimeve për naftë e gaz kindest. Zona më me perspektivë është ajo e Dumresë nën shembullin e zonës gjeologo-strukturore të Porto Algeros, në Floriano Polis në jugperëndim të Brazilit. Kjo analogjikisht për lidhjen që ka me avaporitet dipende që ka në zonën e Dumresë. Mbas provave dytësore më të avancuara që u bënë nga Instituti i Naftës Francë, Shërbimi Gjeologjik Gjerman me qendër në Hanover ku në mënyrë të pavarur të dy institucionet autoritare shkencore ishin dakord me variantin gjeo-strukturor të dhënë nga unë, Dr. Prof. Irakli Premti, autor i këtij shkrimi etj. Mbas një lufte dhe rezistence të bërë nga Instituti i Naftës e Gazit Fier që e pranuan me vështirësi variantin e dhënë nga I. Premti e grupi i bashkëpunëtorëve ishin dakord që shpimi i propozuar prej tyre i cili trajtohet në Revistën Gjeologjike Buletini, Nr.2 viti 1987, të aplikohet. Shpimi u projektua i thellë (rreth 6400-6500 metra); shpimi arriti në thellësinë 6177 metra dhe mbas kësaj thellësie nuk i takoi gëlqerorët; shpimi gjeologjikisht arriti dhe vërtetoi me mikrofuan shtresat Opima-opima, duke arritur kështu për 300 metra në avari të pa likuidueshme. Shpimi në Shpirag rezultoi pjesërisht i suksesshëm. Në këtë zonë, me sa jemi në dijeni nëpërmjet shtypit, ku shkoi edhe kryeministri shqiptar u kryen dy puse shpimi që kapën gaz në thellësitë nga 3000-4000 metra. Pra është e domosdoshme dhe i rekomandojmë qeverisë aktuale shqiptare që të gjejë dhe jap me koncesion kërkimet për naftë e gaz në zonat që lidhen me evaporitet. Në qoftë se Shqipëria do naftë e gaz nën shembullin e pllaka gjeologjike të Tetisit, që fillimisht janë në zonën e Dumresë, rekomandojmë edhe një herë që qeveria të kërkojë dhe të ndërhyjë për dhënie me koncesion për kërkimet për naftë e gaz, para se këto punime t’i bëjë Greqia.

*Ish drejtor i Përgjithshëm i Minierave të Shqipërisë