Nga çfarë shkaktohet plakja e parakohshme?

641
Sigal

Plakja është një proces që askush nuk e ndalon dot. Por nëse ne dukemi më të mëdhenj nga sa realisht jemi, ky është faji jonë. Plakja e parakohshme ndodh si produkt i veprimeve tona të përditshme :
Gjumi i pakët dhe i keq, plak para kohe
Gjumi nuk mban vetëm mendjen tuaj të shëndoshë – ai ndihmon të dukeni më të rinj për më shumë kohë. Ai  riparon dëmin që që merr organizmi gjatë ditës. Pra ekspozimin ndaj lodhjes, ndotjes dhe stresit. Kur merrni gjumin e duhur, lëkura juaj mund të përgatitet për ditën tjetër.

Mungesa e frutave dhe perimeve në ushqim, plak para kohe
Frutat dhe perimet janë plot me ushqyes, si antioksidantë dhe vitamina, të cilat ndihmojnë në luftimin e dëmtimeve të radikaleve të lira dhe mbajnë qelizat e lëkurës tuaj të shëndetshme.

Sheqeri dhe brumërat bëjnë të dukeni më të vjetër
Shumë brumëra dëmtojnë edhe përtej rritjes së peshës. Ushqimet si buka e bardhë, akulloret dhe patatet e skuqura, mund të shkaktojnë të gjitha llojet e problemeve me fytyrën tuaj.Kjo ndodh për shkak se ato rrisin maksimalisht nivelet e sheqerit në gjak.

Duhanpirja ju bën të dukeni më të vjetër të moshë dhe ju plak para kohe

Para se të ndizni një cigare, mbani mend se mushkëritë nuk janë pjesa e vetme e trupit tuaj që paguan një çmim të dhimbshëm.Pirja e duhanit bën të dukeni më të vjetër dhe shumë më shpejt.

Shumë alkool ju vjetëron tepër shpejt
Ka një arsye që askush nuk duket bukur në mëngjes pas një mbrëmje me tepri alkooli. Studimet tregojnë se alkooli ul nivelet antioksiduese në lëkurën tuaj. Kjo shkakton dëmtime në qelizat tuaja të lëkurës, duke nxitur rrënimin e fytyrës dhe rrudhat.