Kishte automjetin me kanabis, shihni si e ndjek policia greke shqiptarin

417
Sigal

Skena të denja për filma hollivudianë u regjistruan nga disa kamera sigurie në një rrugë të krahinës greke të Etoloakarnanisë.

Pamjet tregojnë ndjekjen nga policia të një automjeti të mbushur me kanabis, në të cilin ndodhej një shqiptar dhe një grek.

Patrulla i bëri fillimisht me shenjë makinës që të ndalonte, por shoferi shtoi shpejtësinë duke bërë manovra të rrezikshme në rrugën dytësore që lidh Janinën me gjirin e Ambrakisë.

Ndjekja e policisë përfundoi me arrestimin e dy trafikanteve dhe sekuestrimin e 33 kilogramëve kanabis.