Natasha LAKO:Nuk më lë bora të shoh

    61

    Nuk më lë bora të shoh

    Çatitë e kuqe dhe pemët e zhveshura,

    Por ndjej si nën të

    Lëviz pranvera.

    Flokët e borës

    Bien e shkrijnë në qepallat e mia,

    Kaq lot të bukur,

    Kaq lot të bardhë

    Mund të pikojnë vetëm nga dashuria