Naim Frashëri/ I mjeri…

    453
    Sigal

    (Tregim)

     Një lipës i mjerë vare në një shtëpi të një të pasuri dhe kërkoi pak bukë, duke thënë: – Është dimër i keq, bije dëborë, fëmijën e kam pa ngrënë, pa zjarr e lakuriq. Ah, zoti mos ia dhëntë njeriut gjithë ç’ mban e sa duron. Pakëzë bukë, zotërinj, se po shuhemi, për emërit të zotit. Tek po thosh e mjeri këto fjalë me mallëngjime, i zot’ i shtëpisë, i cili ishte njeri me zëmërë të zezë, dolli i ashpëruarë dhe i ra të mjeritë me shkopt në kokë. I mjeri u hoq me lot ndër sy e me zemërë të plagosurë. Buza i dridhej dhe gjaku i rrithte mi faqet’ e ligura dhe mi rrobat e grisura. Mb’ udh’ e gjeti një tjatër i mjerë, i cili kishte pakë bukë në trajstëtë dhe i tha: – Na gjysmësën e kësaj buke që kam, pa ka perëndia. Zot’i vërtetë, – tha i mjeri,- tjatërit i dhe gjën’ e shumë e tjatërit i fale zëmërën e bardhë! Kishin shkuarë shumë vjet, kur një ditë një lipës trokëlliti në derët të një shtëpie, e cila ishte e bukurë dhe shum’ e madhe dhe e pasurë. I zot’ i shtëpisë doli dhe, posa e pa i tha: – Jakë, vëlla, brenda. Pastaj i thirri shërbëtorit dhe i tha:- nxiri buk’ e gjellë.

    Shërbëtori e pruri bukën’ e gjellënë dhe i mjeri ndenj e po hant.

    I zot’ i shtëpisë i tha prapë shqrbëtorit: – Hiq e nxirr rroba të vishetë edhe buk’ e të holla të marrë me vehte. I mjeri i tha:

    -Zoti të faltë gjithë të miratë!

    Për më tepër lexoni Gazetën Telegraf