Mimoza Agalliu/ TË BESOSH…

    407
    Sigal

    (Skicë)

     Të besosh, do të thotë: Të ngrihesh në mëngjes dhe ta falënderosh Krijuesin tënd për ditën e re;

    Të kuptosh rrjedhën e të sotmes, me një pikëtakim të së nesërmes, duke shpresuar;

    Të përkëdhelësh sytë me bukuritë natyrore, duke harmonizuar shqisat dhe perceptimet, për të shijuar efektin e gurgullimës së lumenjve, shushurimës së valëve të detit në buzëmbrëmje, pranë zemrës që ke zgjedhur deri në mahnitje dehëse… drejt paqes. Formula e besimit krijohet në njohjen e njeriut me thellësinë dhe të fshehtat e natyrës, ku gjithçka është e përkryer. Ndjenjat, emocionet shkrihen, kur syri lodron mes peizazheve të gjelbëruara, maleve të lartë, thesareve që mbart toka. Aty emocionet të pushtojnë në rrethin e ekzistencës së lumtur në çdo qelizë të qenies tënde… Qëndron shtangur, duke u mahnitur nga bukuritë e krijuara nga një dorë e përkryer, duke besuar në Atë… Drejton sytë lart dhe pëshpëritë: “Faleminderit që ekzistoj!”, duke u larguar, për t’u rikthyer sërish e sërish.

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf