Jonida nuk është më midis nesh fizikisht, pasi sëmundja e rëndë me të cilën ajo u përballë gjatë, së fundi, i mori jetën. Por ajo la pas krijimtarinë letrare, poezitë e saj të mrekullueshme, ku ka reflektuar dashuri, mirësi e mall për njerëzit e saj më të shtrenjtë, miq, shokë e kolegë… Që në hapat e saj të para të krijimtarisë, ajo u bë mike e përhershme e “Telegraf” duke botuar vazhdimisht… Kështu dhe me këtë cikël që ne po botojmë sot… Por me një ndryshim… Ndryshe pas çdo cikli të botuar më parë, ne nuk do i lexojmë mesazhet mirënjohëse… Gjithsesi, Jonida u bë dhe mbetet pjesë e kolektivit tonë… Ngushëllime familjarëve, miqve e kolegëve për këtë humbje…
Redaksia e “Telegraf”
SHTRIGAT
Të duan për interes
Të mashtrojnë pa shkak
Shndërrohen nè idhuj
Flokë të gjatë të dredhura
Që shndërijnë nga lyra
Nuk njohin dashuri.
Nderojnë njëqind fytyra .
Majë më majë në kulla zjarresh
Kërkojnë në horizontin e zjarrtë
Të trokasin ëmbël
Në portat tona
Të hyjnë në jetën tonë
Si të pafajshme .
Zbukuruar nga dëshira
Për t’u shtirur tek ne
Si mikesha më të mira.
DALLGË MALLI
Do të vij te ti
Hija e brigjeve jam
Në detin e dashurisë
Dallga e mallit
Më përplas fort
Në gjoksin tënd
Oh!
Mos u bëj zemërshkëmb
E jotja jam.
JE FRYMA IME
Nè mendjen time je ti
Dita ime je ti
Nata ime je ti
Ti je në brendësinë time.
Je fryma ime e vetme
Çasti im i fundit …
HESHT
Sa do të doja në këto net
Të të kisha fare pak
Nuk e kam aspak të lehtë
Te mbyllem në labirintet flakë
S’do tregoi gjë për ty
Mos fol as ti për mua
Le te heshtim që të dy
Të dua, shumë të dua.
U thava Zot!
– Kam etje!
Orët e fundit erdhën
Jo ti , Zoti ma fali jetën
Kur mbi mua retë u derdhen
SHTËPIA E PRINDËRVE!
Të shkruaj për fëmijërinë time
nuk kam të reshtur
në fjalë, në vargje,në poezi
siç nuk kanë Nënat heshtur!
Të flas për kujtimet e mija
ku janë e ku kanë mbetur
ato i gjen në shtëpinë e prindërve
ku s’gjendet më në emër!
Ajo shtëpi e prindërve
që mua më zgjoi
më zgjon kujtime
që sot i vajtoj!
Ajo shtëpi e bukur
ku lash moshën time
ajo shtëpi e imja
është shitur tek boti!
Po ç’të bëj
kur më zë meraku!
se mos kthehem
një ditë nga Frangu?!
Dhe se ku të shkoj
kur shpia e Babës nuk është,
e morën, e blenë, e shitën
për pak milion!
Po ku ka më bukur
të kesh kujtime
të kesh kasollen
aty le të rri,
dhe erë e prindërve?
Oh moj jetë !
sa të ‘paqenë ‘ke në botë?
nuk kanë ku t’i çojnë parat,
por lozin me pasurime shpitërore!?
Nuk kam të paguaj
një shtëpi model,
nuk kam, të kem
një shtëpi si kjo, e thjeshtë!
Më zuri të jetoj rrugëve
pa qira, e pa çati
vetëm shtëpinë e prindërve ,
kurrë s’do e ndërroja, për pasuri!