Meri Lalaj/ Shoku im Dori

    323
    Sigal

    Më dukej çudi që pas shumë vitesh, po shkelja përsëri nëpër ato rrugica me kalldrëm e porta renditur njëra pas tjetrës. Në fillim e ngatërrova rrugicën që më duhej, eca deri në fund të njërës dhe atje, ku ndërpritej nga një rrugicë tërthore u ktheva djathtas. Vijova të shkel gurë të tjerë kalldrëmi. E dija se porta që kërkoja ishte majtas me numër 77. Tabela me emrin e rrugës ishte në krye të shëtitores. Unë i mbaj mend emrat e rrugëve dhe numrat e tyre me saktësi, mund të harroj format e dyerve, me çfarë janë lyer e të tjera. Kjo gjë më ndodh edhe me fytyrat e njerëzve, ndërsa emrat, mbiemrat, gjërat kryesore, që kanë të bëjnë me dikë apo bisedat i mbaj mend hollësisht. Para dy orësh kisha mbërritur në atë qytet. Sapo mbarova punë në Muzeun e qytetit në orën 14 e 15 minuta, vendosa të shkoj në atë shtëpi. Ishte fillim shkurti. Në qiell rrinin pezull ca re të mëdha të murrme, që lëshonin tek-tuk pikla të vogla të rralla shiu, të cilat më spërkatnin lehtas në fytyrë. Ecja rrugicave me nxitim, çantën e madhe e kisha hedhur supit e zemra më hidhej fort me trokëllima. Ngrita kokën për të gjetur numrin.

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf