Listë-pagesa për të pushkatuarit pa gjyq

    897
    Sigal

    Të përndjekurit/ 1040 emrat që përfitojnë dëmshpërblimin financiar sipas vendimit të KM, dt. 13.06.2013

     

    Në mbledhjen e Qeverisë në datë 13.06.2013, u miratua  në parim edhe vendimi për dëmshpërblimin financiar për 1040 të përndjekur politikë, në masën rreth 45 milion dollarë. Kjo është një shlyerje tjetër e detyrimeve që ka Qeveria shqiptare ndaj të përndjekurve politikë. Pas disa vendimeve të qeverisë, korrigjimeve dhe verifikimeve të shumta, Ministria e Drejtësisë ka kualifikuar për dëmshpërblim dosjet e të pushkatuarve pa gjyq. Masën e dëmshpërblimit e përfitojnë vetëm kërkesat e ardhura nga familjarët për motive politike gjatë periudhës 30.11.1944 deri 1.10.1991. Ka disa raste, ku të burgosur apo të pushkatuar nuk kanë vendimin e gjyqit, sidomos ata që kanë vendime nga gjykata e Shkodrës dhe ajo e Beratit, sepse nga rrëmujat e vitit 1997 ato janë djegur,  ndaj dhe trashëgimtarët e tyre nuk gjejnë dokumentacionin. Për të zgjidhur këtë situatë, Ministria e Drejtësisë, bazuar në VKM, njeh si dokument të vlefshëm vendimin e Komisionit trepalësh, dukë i bërë dosjet me dokumentacion të zhdukur, të kualifikueshme. Gazeta “telegraf” publikon sot listën me emrat e e të persekutuarve që përfitojnë nga vendimi i Qeverisë i miratuar në parim. Më pas Ministria e Financave do të nisë shpërndarjen e parave sipas një grafiku të caktuar që do të njoftohet në vijim.

     

    LISTA e ish të dënuarve, të cilët janë dënuar me dënim kapital / ekzekutim pa gjyq për motive politike mund të lexohet e plotë në brendësi të gazetës Telegraf

    Vijon nga numri i kaluar