Kush e fiton statusin e azilantit politik, procedurat

    1499
    Sigal

    Europë/ Politika e emigracionit dhe azilit politik, një problem i vështirë

     Lufta e egër në Siri dhe Somali ka shtuar numrin e azilantëve politik

     6 pyetje-përgjigje sqarojnë situatën aktuale

     Ndërsa qendrat e pranimit të emi­grantëve në Itali, Greqi e Maltë çdo ditë dynden nga emigrantë të paligjshëm, që arrijnë si të munden, shumica duke rrezikuar jetën, rrjeti infor­mativ BBC drejton 6 pyetje kritike dhe of­ron përgjigjet, duke bërë kështu të qartë tek të interesuarit politikën e emigracion­it që po ndjek Europa sot.

    1

    Sa shumë ndikon në Europë sot çështja e emigracionit?

    Për shkak të Pranverës Arabe, numri i njerëzve që janë të gatshëm të rrezikoj­në dhe jetën e tyre për të siguruar një shans në Europë nëpërmjet Mesdheut, është i lartë. Sipari u ngrit në vitin 2011, kur me mijëra emigrantë nga Tunizia ar­ritën në Lampeduza, vijuan refugjatët e Libisë, për të shpëtuar jetën nga lufta kundër Gadafit dhe arritëm sot me valën e refugjatëve nga Siria, po për shkak të luftës së egër civile. Para verës së vitit të kaluar, epiqendra ishin ishujt e afërt të Greqisë me Turqinë, si monopati i afërt drejt Europës. Tashmë edhe ishujt e Ital­isë dhe Malta përballen me të njëjtën çështje shqetësuese. Qeveria italiane thekson se janë 35.085 refugjatë që kanë arritur në brigjet vendase në periudhën janar-tetor të këtij viti, nga të cilët, 73% plotëson kushtet për azilin politik. Kritikë të ashpër kanë pranuar shumë herë qen­drat e pranimit të emigrantëve në Greqi, për shkelje të theksuar të të drejtave të njeriut, po kështu dhe në Malta. Frontex, Shërbimi Europian për Mbrojtjen e Kufi­jve, bën të ditur se brenda vitit 2012 në vendet anëtare të BE-së kishte 344.928 emigrantë të paligjshëm.

    2

    Si është situata në Mesdhe, kra­hasuar me të tjera pika kalimi drejt Europës?

    Viti 2012 e gjeti rrugën e Mesdheut Perën­dimor, përmes Greqisë, në krye të pikave nga kalonin shumica e refugjatëve dhe emigrantëve të paligjshëm. Konkretisht, janë regjistruar 37.214 raste, ( 51% të numrit të përgjithshëm të kalimeve të paligjshme të regjistruara në gjithë Eu­ropën). Ky numër pësoi ulje në gushtin e vitit 2012, kur shteti grek, në bash­këpunim me Frontex, rritën ndjeshëm masat e sigurisë në pikat kufitare me Turqinë. Kështu, tashmë përdoret më tepër kalimi nga Mesdheu Qendror dhe Italia, me 10.379 kalime gjatë vitit 2012. Së fundi, nga Mesdheu Lindor, Spanja, janë shënuar 6,397 kalime të paligjshme të grupeve emigrante, ndërkohë që Spanja ka fuqizuar shumë kontrollin ku­fitar në bashkëpunim me Marokon.

    3

    Cila është origjina e refug­jatëve?

    Momentalisht, nga Italia kalojnë kryesisht refugjat nga Siria, Eritrea dhe më pak nga Somalia. Lufta e egër në Siri dhe Somali ka shtuar numrin e refugjatëve që kërkoj­në azil politik, ndërsa azilantët e Eritreas janë njerëz të rinj që nuk duan të kryejnë shërbimin militar të detyrueshëm. Gjatë vitit 2012, numri më i lartë i kërkesave për azil politik në BE ishte nga Afganët, (28,010), në vend të dytë Rusët, (24,285), Sirianët në vend të tretë (21,100), nga Pakistani (19,685), Serbë (19,060) dhe nga Somalia (14,270).

    4

    Si reagon BE ndaj problemit të Emigracionit?

    BE është angazhuar për themelimin e një Sistemi të Përbashkët Europian për Azilin, bazuar në zbatimin e plotë dhe të padis­kutueshëm të Konventës së Gjenevës 1951, detyrat e të cilës ushtrohen nga Komisioni i Lartë i OKB-së. Megjithatë, ligjet dhe zbatimi në praktikë në një kom­pleks prej 28 vendesh europiane, secili me legjislaturën vendase përkatëse janë dy çështje të ndryshme. Në përgjithësi, mbetet në fuqi logjika e “Dublin II”, konk­retisht: i interesuari mund të kërkojë azil vetëm në “vendin e parë” të hyrjes në BE, e cila ka detyrë të shqyrtojë dhe vlerë­soj kërkesën përkatëse. Greqia, në këtë pikë, ka reaguar ashpër, përderisa pozi­cioni gjeopolitik i vendit është i tillë që të jetë në shënjestër të mijëra refugjatëve. Ndërsa, për momentin, Komisioni i BE-së inkurajon qeveritë e vendeve të BE-së të zgjerojnë kontrollet detare për të shman­gur tragjeditë si ato të kohëve të fundit në Lampeduza.

    5

    Si pajisen refugjatët me sta­tusin e Azilantit në BE?

    Kusht bazë është të binden autoritetet e çdo vendi se janë përndjekur nga vendi amë, jeta e tyre është në rrezik dhe se nuk mund të kthehen në atdhe për arsye madhore. Duhet theksuar këtu se janë vënë re mjaft refuzime pa u shqyrtuar me kujdes kërkesa për azil politik, duke shkelur kështu parimin e mos dëbimit (non-refoulement). Sipas rregullores, të interesuarit për azil politik kanë të drejtë rehabilitimi dhe punësimi brenda 9 mua­jve nga momenti që arritën në vendin e BE-së.

    6

    Sa kërkesa për azil pranohen përfundimisht?

    Gjatë vitit 2012, në vendet e BE-së janë depozituar 335.365 kërkesa për azil, me Federatën Gjermane të renditet e para në listën e gjatë dhe të ketë shqyrtuar plot 25% të tyre. Thuajse 75% e kërkesave morën përgjigje negative, nga faza e parë. Nga 25% që morën përgjigje pozi­tive, vetëm 52% u njohën statusin e “ref­ugjatit” që është i vlefshëm për personat e përndjekur ose kërcënohen. Të tjerat, (48%), u klasifikuan si në sistem “mbrojtje të survejuar”, domethënë personat nuk janë të detyruar të kthehen në atdhe përderisa kërcënohet jeta e tyre.

     

     

    Greqi/ Si të punësohesh në vendet e BE-së me Lejen Afatgjatë

     

    Dokumentacioni për të lëvizur dhe vendet ku mund të punësohesh në BE

     

    Rubrika “Pyetje-Përgjigje”

    Leje qëndrimi “Prind i fëmijës greke-Anëtar i familjes së shtetasit grek”: Si e përfitoj? Punësohem në vendet e BE-së siç lejohet me Lejen Afatgjatë?

    Pyetje

    Përshëndetje. Kam leje 5-vjeçare si prind i fëmijës grek. Mund të punësohem me këtë leje qëndri­mi në vendet e BE-së apo duhet të legalizohem edhe aty nga fillimi?

    Përgjigje

    Leja e qëndrimit që dispononi është marrë në bazë të nenit 61 të ligjit 3386/2005 me të cilën legalizohen anëtarët e familjes së shtetasit grek- të vendit të BE-së. Sipas paragrafit të parë, anëtarët e familjes apo prindërit e shtetasit grek-të vendeve të BE-së, shtetas të vendeve të treta, që jetojnë më shumë se 3 muaj në Greqi, pajisen me këtë status, që sipas ligjit ofron konkre­tisht: Leja e qëndrimit është personale, me afat kohor 5-vjeçar (plus 5 vjet pasi fëmija mbush moshën e rritur) dhe disponuesi i kësaj leje qëndrimi KA TË DREJTË PUNE. Në nenin 63 theksohet se pas plotësimit të këtij 5-vjeçari, anëtari i familjes së shtetasit grek ose të vendit të BE-së fiton të drejtën e qëndrimit Pa Afat në vend, duke u paji­sur me Lejen e Qëndrimit të Përhershme (Deltio Monimis Diamonis) me të cilën gjithashtu ka të DREJTË PUNE. Në nenin 94 të ligjit, përcaktohen konkretisht të drejtat e prindit të fëmijës së mitur grek, sipas të cilit lejohet zbatimi i nenit 61 për prindërit nga vende të treta, fëmijët e të cilëve janë pajisur me pasaportë greke. Në të gjitha rastet, parashikohet e drejta e punësimit, por nuk theksohet se kjo e drejtë mund të ushtrohet në të gjitha vendet e BE-së, duke e kufizuar, ashtu si dhe lejen e qëndrimit, në vendin ku jeton dhe nga i cili keni fituar të drejtën e qëndrimit dhe punësimit, falë anëtarit grek të familjes. Punësimi me kon­tratë pune në BE theksohet qartë në Lejen Afatgjatë, statusi i “Epi Makron Diamenon­tes”, që bazohet në Udhëzimin Komunitar të Bashkimit Europian. Nëse do të ketë shans të zëvendësimit të lejeve të qëndrimit apo zgjerim të të drejtave, për këtë do duhet të ndjekim qarkoret e zbatimit të Kodit të ri të Emigracionit, menjëherë pas miratimit në Parlament dhe hyrjes në fuqi.

    Së fundi, dokumentet për lejen e qëndrimit të kësaj kategoria janë:

    -Kërkesa në dy kopje

    -3 fotografi të kohës së fundit

    -Fotokopje origjinale të pasaportës të le­galizuar sipas kërkesave

    -Certifikatë familjare e fëmijës disponues të nënshtetësisë greke

    -Vërtetim se ka dorëzuar kërkesë në ent sig­urues (sigurimet shoqërore) për të mbuluar shpenzimet e kontrolleve dhe kurimeve mjekësore si dhe farmaceutike.

    Rinovimi

    -Vërtetim i entit sigurues se mbulon shpen­zimet e kurimit mjekësor –farmaceutik.

    Përgatiti I. Londo