Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi takohet me “Vatra” shoqatën më të vjetër të diasporës shqiptare në Amerikë

460
Në vijim të vizitës disa ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me shoqatën më të vjetër të diasporës shqiptare në Amerikë Vatra.
Kryetarja e LSI u shpreh e emocionuar që ishte për herë të parë në vizitë te Vatra, një shoqatë me rëndësi të veçantë për rrugëtimin historik të Shqipërisë, themeluar e që ka pasur pranë saj disa nga mendjet më të spikatura të kombit si Fan Noli e Faik Konica. 
Gjatë takimit Znj. Kryemadhi vlerësoi shumë pozitive çdo përpjekje që shqiptarët bëjnë për të kompaktësuar gjithmonë e më shumë komunitetin dhe mbajtjen gjallë të vlerave kombëtare shqiptare në një vend të madh si Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kryetarja e LSI theksoi se sa më i fortë , sa më i stabilizuar e sa më mirë të eci shteti mëmë, kjo është një mbështetje për emigracionin dhe diasporen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ajo premtoi se kontaktet do të jenë të vazhdueshme dhe shprehu gatishmërinë për të diskutuar dhe me kualitetet intelektuale qe Vatra ka, edhe për cështje që kanë të bëjnë me zhvillimin sa më të mirë të marrëdhënieve të Shqipërisë mëmë e Diasporës.
Kryetari i sapozgjedhur i Vatrës Z. Mishto shprehu kënaqësinë për vizitën e Zonjës Kryemadhi dhe u shpreh se shoqata po tenton ti japë një frymë të re punës së Vatrës për fortësimin e diasporës dhe mbajtjen gjallë e të fortë të vlerave kombëtare e të marrëdhënieve të vazhdueshme me Shqipërinë.


Sigal