Kryemadhi i përgjigjet Ramës me fakte dhe jep alarmin: Këtë merreni SERIOZISHT!”

    100
    Deputetja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka postuar disa foto në rrjetin e saj social ”Facebook”, ku i është përgjigjur pa doreza Kryeministrit Edi Rama. Ai një ditë më parë thoshte që nuk duhen marrë seriozisht akuzat e LSI-së dhe vetë Kryemadhit, e cila sipas Ramës në mungesë të opozitës ka marrë rolin e kritikes.
    Deputetja Kryemadhi nga krahu tjetër asnjëherë nuk është kursyer në akuzat ndaj qeverisë, duke e qenë gjithnjë në krahun e qytetarëve dhe problemeve të përditshme që ata hasin. Postimi më i fundit i Kryemadhit është një dëshmi dhe fakt kokëfortë i akuzave të deputetes së LSI-së, se konflikti politik mes Ramës dhe Bashës dëmton qytetarët.
    Ajo ka postuar në fb foto të shumë sipërmarrjeve të cilat nga rënia ekonomike kanë mbërritur në falimentimin e tyre, duke vendosur në vitrinë jo produktin që duhet shitur, por tabelat, “Shitet”, “Jepet me qira”…etj. Në statusin e saj me një ironi fine, Kryemadhi pyet hidhur “kryeministrin”, “Po tani ??! Këtë merreni SERIOZISHT!”, shkruhet në statusin e saj, ku janë dhe fotot nga dyqanet e falimentuara.