Nis mbledhja e Këshillit Politik për reformën zgjedhore

264

Këshilli Politik u krijua dy ditë më parë, pas një takimi mes përfaqësuesve të opozitës së bashkuar, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili, me bashkëkryetarët e Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari.
Sot në Këshillin Politik opozita e bashkuar do të përfaqësohet nga 5 emra, Oerd Bylykbashi, Petrit Vasili, Fatmir Mediu, Vangjel Dule dhe Mesila Doda, ndërsa pjesë e tij do të jenë drejtuesit e Komisionit Parlamentar të reformës zgjedhore, përfaqësues të grupeve parlamentare, si dhe janë të ftuar grupet e interesit apo të shoqërisë civile.

Këshilli Politik është produkti i parë i dialogut politik. Kjo tryezë përbëhet nga 10 anëtarë. Mbledhja e sotme pritet të ketë dy misione dhe parashikohet të jetë e shkurtër. Në këtë mbledhje do të jepet autorizimi nga Damian Gjinkuri për të vazhduar punën më tej punën

Ndërkohë pritet që të ketë një komunikim për shtyp pas përfundimit të mbledhjes.

Puna e këtij Këshilli do të asistohet nga ekspertët e ODIHR, ndërsa referuar dakordësisë mes palëve reforma duhet të përmbyllet brenda datës 15 mars 2020. Në samitin e Zagrebit Shqiperia pritet të shkojë me një kusht të plotësimit të Bundestagut