Ja pse qeveria ka zgjedhur strategjinë e gabuar për kompensimin e pronarëve

    351
    Sigal

    INTERVISTA/Flet përfaqësuesi i shoqatës “Pronësi me Drejtësi” Myshit Vorpsi, për procesin e kompensimit të tokës

    Deklaratat e qeverisë për kompensimin e pronarëve përfaqësuesi i shoqatës “Pronësi me Drejtësi” Myshit Vorpsi, i cilëson më shumë si deklarata elektorale. Duke folur në një intervistë për “Telegraf” zoti Vorpsi është shprehur se: “Ajo që i shqetëson më shumë pronarët është se qeveria ka zgjedhur një strategji e kompensimit fizik, e cila është strategjia më gabua”.

    -Zoti Vorpsi, si e cilësoni angazhimin që po bën qeveria kohët e fundit për kompensimin e pronarëve, a janë të mjaftueshme këto përpjekje, apo po bëhen për fushatë elektorale?

    -Dihet që fushata elektorale ka filluar, atëherë edhe kjo po bëhet për fushatë elektorale. Çështja e pronarëve ka filluar që të trajtohet në kuadrin e një fushate elektorale dhe po vazhdon që të trajtohet në kuadrin e fushatës elektorale.

    -Po kompensimi i pronarëve për vitin 2012 si po shkon?

    -Kompensimi i vitit 2012 do të bashkohet bashkë me fondin e vitit 2013 dhe do të kompensohen së bashku të dyja vitet.

    -A përbën problem për pronarët kjo, pasi nuk arritën që t’i marrin në kohë paratë e kompensimit për vitin 2012?

    -Problem nuk përbën vetëm kjo, se po ta shohim këtë ne kjo është pjesa më pa interes. Problemi më i madh është tek strategjia e zgjedhur nga qeveria dhe kjo është strategjia e kompensimit financiar. Strategjia e kompensimit financiar të pronarëve është një strategji totalisht e gabuar dhe akoma nuk po arrijnë ta kuptojnë që janë future brenda një rrethi vicioz, që nuk zgjedhin problemet e pronarëve, por zgjedhin problemet e veta elektorale. E them këtë se ka tetë vjet që kjo maxhorancë që është investuar vetëm me kompensimin financiar. Ndërkohë që ky kompensim është edhe alternative më e kushtueshme dhe e fundit fare. Por si për ironi të fatit është zgjedhur kjo alternativë, pra është zgjedhur që të bëhet kompensimi financiar. Ndërkohë që kjo është alternative më e gabuar dhe më e kushtueshmja edhe për qeverinë. Ato e kanë bërë kalin e betejës kompensimin financiar. Rezultati i kësaj strategjie është që janë kompensuar vetëm 12.4 hektarë tokë. Ndërkohë që detyrimi që ka shteti është që duhet të kompensojë 7300 hektarë tokë.