Ish-presidenti i Perusë, Alan García tenton të vrasë veten me armë para arrestimit

113

Ish-presidenti i Perusë, Alan García, ka tentuar të vrasë veten përpara se të arrestohej nga policia.

Ai u dërgua menjëherë në spitalin Casimiro Ulloa në Lima, ku i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale, pasi ka marrë një plumb në kokë.

García është akuzuar për korrupsion nga kompania ndërtuese braziliane Odebrecht. Por ai ka mohuar në mënyrë të përsëritur akuzat.

Ministri i Shëndetësisë Zulema Tomas tha se gjendja e zotit García ishte “shumë serioze dhe kritike”.

“Le t’i lutemi zotit që t’i japë forcë,” tha Erasmo Reyna. avokati i ish presidentit.

García shërbeu si president nga 1985 në 1990 dhe përsëri nga 2006 deri në 2011.

Hetuesit thonë se ai mori ryshfet nga Odebrecht gjatë mandatit të tij të dytë në detyrë, lidhur me një projekt të ndërtimit të linjës së metrosë në kryeqytet.

Odebrecht ka pranuar të paguajë pothuajse 30 milion dollarë ($ 23 milion) ryshfet në Peru, që nga viti 2004.

Por zoti García thotë se ai është viktimë e persekutimit politik, duke shkruar në një letër të martën se nuk ka “asnjë indikacion apo prova” kundër tij.