Ines Stasa, drejtoresha e Shërbimit Social Shtetëror të Qarkut të Vlorës   mban qëndrim racist për banorët e Vlorës

    1302
    Sigal

    Nepotizmi i emërimeve: Vajza është drejtoreshë edhe e mamasë, e cila zbaton shkresat e së bijës në Shërbimin Social

    Ines Stasa, drejtoresha e Shërbimit Social Shtetëror të Qarkut të Vlorës, e cila u shpërblye me këtë emërim për shërbimet që dha në fushatën elektorale të 23 Qershorit, pasi ishte edhe zëdhënësja e kandidaturës të Edi Ramës në këtë qark, por edhe si kandidate e fundit për deputete në listën e PS-së po në Qarkun e Vlorë, për të dëshmuar militantizmin e përkushtimin ndaj partisë së saj, shkruan në rrjetin e saj Facebook, reagimin kundër protestave të banorëve të lagjes “Kushtrimi” në Vlorë, të cilët, në të drejtën e tyre, kërkojnë që dëmshpërblimi për truallin dhe shtëpinë që u merr shteti, për të zgjedhuar autostradën dhe ta lidhe me rrugën Transballkanike, të jetë me çmimet reale të tregut.

    Drejtoresha, raciste ndaj bashkëqytetarëve

    Ines Stasa, drejtoresha e Shërbimit Social Shtetëror në Qarkun e Vlorës, shkruan në Facebook një  thirrje raciste, kundër banorëve të lagjes “Kushtrimi” në Vlorë, duke u munduar t’i cilësojë ata jo autoktonë në qytetin e (saj) të Vlorës, ndaj, sipas drejtoreshës së Shërbimit Social Shtetëror, këta banorë joautoktonë (sipas drejtoreshës raciste) nuk kanë të drejtë t’i kërkojnë qeverisë së drejtoreshës (sepse edhe qeveria është e drejtoreshë Stasa dhe jo e banorëve joautoktonë të Vlorës), asnjë lekë dëmshpërblim për shtëpitë dhe truallin që u merr shteti. Drejtoresha e Shërbimit Social Shtetëror, jo vetëm është raciste, por edhe i diskriminon banorët e Vlorës, duke u treguar që ata nuk janë autoktonë, meqë nuk kanë mbushur vitet.

    Ja deklarata e drejtores raciste

    Ines Stasa, drejtoresha e Shërbimit Social Shtetëror të Qarkut të Vlorës, shkruan këto fjalë në Facebook-un e saj:

     “Si e quajnë autoktonë veten ca njerëz që nuk kanë as 20 vjet në Vlorë? Mjaft me këto idiotësi, se turpëroni autoktonët e vërtetë!”

    Ines Stasa, drejtoresha e Shërbimit Social Shtetëror të Qarkut të Vlorës, që të na dëshmojë edhe certifikatën e saj autoktone e Vlorës, shkruan më poshtë, sërish në Facebook-un e saj: “Epo statusi im vjen nga një autoktone puritane”.

    Joautoktonët janë votuesit e Rilindjes, veçse

    Meqë Ines Stasa, drejtoresha e Shërbimit Social Shtetëror të Qarkut të Vlorës, ishte edhe zëdhënësja e kandidaturës të Ramës për deputet në Qarkun e Vlorës, besoj se e di shumë mirë, që banorët e lagjes “Kushtrimi”, që ajo sot i cilëson me terma raciste “joautoktonë”, kanë qenë elektorati që i dha votëbesimin Edi Ramës. Zëdhënësja e kandidaturës së Ramës për deputet, asokohe, dhe tani drejtoreshë, këtyre banorëve nuk i tha që meqë jeni joautoktonë në qytetin e Vlorës, nuk u duam votat për Rilindjen.

    A mund të bëjë politikë sociale një drejtoreshë raciste?

    Drejtoresha e Shërbimit Social Shtetëror, pasi vetëdeklarohet raciste me banorët e Vlorës, a mund të kryejë edhe detyrën e saj shtetërore, e ca më tepër, atë të Shërbimit Social Shtetëror, të barabartë edhe për ata banorë që ajo i cilëson joautoktonë? Sigurisht që jo! Kurrë një racist nuk mund t’i trajtojë njerëzit të barabartë, e ca më pak, në shërbim social shtetëror! Ky qëndrim racist i drejtoreshës së Shërbimit Social Shtetëror, është edhe penalisht i dënueshëm!  Pastaj, në Shqipëri, meqenëse ka edhe Komisioner kundër Diskriminimit, patjetër duhet që të reagohet kundër racizmit të drejtoreshë Stasa. Pastaj, me statusin e Nëpunësit Civil dhe të punonjësit të Administratës Publike, është e ndaluar me ligj që drejtuesit të shprehin dhe të shfaqin publikisht shfaqje dhe gjykime raciste, qëndrime politike. Prandaj, edhe ministria e Mirëqenies Sociale duhet, më e pakta, këtë drejtoreshë raciste, ta shkarkojë!

    Nepotizmi i Rilindjes, vajza është drejtoresha e mamasë

    Mamaja e Ines Stasa, drejtoresha e Shërbimit Social Shtetëror të Qarkut të Vlorës, quhet Irena Stasa dhe është drejtoresha e Shërbimit Social Shtetëror në Bashkinë e Vlorës, e cila varet drejtpërdrejt nga e bija, Inesi. Domethënë, vajza drejtoreshë e Shërbimit Social Shtetëror të Qarkut të Vlorës, i përcjell mamasë së saj drejtoreshë në Bashkinë e Vlorës, shkresat e politikës sociale shtetërore për t’i zbatuar!

    Petraq Barjami