Hawking: “E ardhmja e njerëzimit po vendoset në pikëpyetje nga vetë njerëzit”

591
Kështu është shprehur Stephen Hawking, i cili është një prej shkencatarëve më të njohur të botës. Ai e cilësoi prodhimin e viruseve gjenetike dhe të armët nukleare si një rrezik potencial që mund të shkatërrojë planetin, ndërkohë që nuk la pa përmendur as ngrohjen globale.
“Teknologjia po krijon gjithmonë e më shumë mënyra të reja me të cilat mund të dëmtojë vetveten.” Tha Hawking gjatë një forumi,në BBC Reith lectures, ku u pyet nga audienca.
Shkencëtari vijoi më tej duke thënë se njerëzit mund të krijojnë koloni edhe në planete të tjera përvecse në Tokë, por kjo gjë do të arrihet pas një kohe të gjatë.
Ai bëri thirrje që gjatë kësaj periudhe, të bëhet kujdes ndaj mjedisit për të siguruar mbijetesën.
“Vendosja e jetës në planetet e tjera ndoshta nuk mund të realizohet edhe gjatë 100 viteve që do të vijnë, ndaj tregohuni të kujdesshëm” përfundoi Stephen Hawking.
Sigal