Funksionimi i patentës me pikëzim. Ja si do hiqen dhe shtohen pikët

    484
    Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës njofton se në mbledhjen e ditës së sotme të Këshillit të Ministrave u miratua projektvendimi “Për miratimin e rregullores së zbatimit të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar, është një akt zbatues i nenit 120/1 të Kodit Rrugor”, në bazë të së cilit do të funksionojë sistemi i pikëve të lejeve të drejtimit. Z.Ylli Spahiu, drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, shpjegon në një intervistë për gazetën “Telegraf” mënyrën sesi do të funksionojë patenta me pikë, si do të hiqen dhe shtohen pikët. Sistemi i ri me pikë është unifikim i praktikave të vendeve të BE-së, i cili do të shërbejë për identifikimin dhe sanksionimin e kundravajtësve të përsëritur të normave të sjelljes në trafikun rrugor. Ky sistem hyn në fuqi menjeherë pas botimit në Fletoren Zyrtare, me datë 22 Prill 2015. 
    Çdo qytetari që sapo fillon të drejtën për leje drejtimi, i jepen një total prej 20 pikësh, të cilat mund të ulen deri në 0 pikë, ose të rriten, maksimumi, deri në 30 pikë.
    Ulja e pikëve :
    Në rast të shkeljeve të normave të sjelljes pëson zbritje të pikëve në bazë të tabelës së pikëve të përcaktuar nga VKM përkatëse. Zbritja e pikëve në regjistrin kombëtar të drejtuesve të mjeteve (pranë DPSHTRR) bëhet vetëm në rastet kur është e formës së prerë si vendim. Organi i cili heq pikët në lejen e drejtimit (Policia rrugore) duhet të ketë njoftuar qytetarin dhe të jenë mbyllur të gjitha fazat e ankimimit të qytetarit dhe të jetë marrë një vendim i formës së prerë. Ulja e pikëve pasqyrohet në regjistrin kombëtar në rrugë telematike (në mënyrë elektronike, pra duhet regjistri elektronik).Nuk mund të hiqen më shumë se 15 pikë njëkohësisht dhe heqja e pikëve lejohet vetëm në momentin kur nuk është marrë vendim për pezullimin e lejes së drejtimit. Në rastet kur drejtuesi i mjetit humbet të paktën 3 herë (data e shkeljes merret si referencë) brenda një viti ku ka si penalitet më shumë se 5 pikë në çdo shkelje, atëherë ky drejtues mjeti duhet ti nënshtrohet rinovimit brenda 30 ditësh si drejtuesit e mjeteve që kanë 0 pikë në lejen e tyre. 
    Shtimi i pikëve :
    Shtimi i pikëve bëhet nga DPSHTRR në dy raste :
    Kur drejtuesi i mjetit nuk ka bërë një shkelje të normave të sjelljes të cilat çojnë në heqjen e pikëve për një periudhe dy vjeçare. Në rast se drejtuesi i mjetit në regjistrin kombëtar ka 20 ose më shumë pikë përfiton 2 pikë shtesë dhe nuk mund të kalojë nivelin e 30 pikëve në total. Në rast se drejtuesi i mjetit në regjistrin kombëtar ka më pak se 20 pikë por më shumë se 0 atëherë numri i pikëve i bëhet 20 në mënyrë automatike.Në rastet kur drejtuesi i mjetit i nënshtrohet një testimi për arsyeje se ka 0 pikë ose për shtesë kategorie dhe ka më pak se 20 pikë atëherë numri i pikëve të tij në regjistrin kombëtar bëhet 20 pikë automatikisht.Testimi për rifitimin e pikëve të humbura organizohet nga DPSHTRR dhe pa pasur nevojën për autoshkolle.
    Sistemi i lejeve të drejtimit me pikë bazohet në ndryshimet e Kodit Rrugor në Nenin 120/1 si dhe Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 543. Në këtë sistem marrin pjesë aktorë të ndryshëm që janë :Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, Policia e Shtetit, Gjykata Administrative dhe qytetari. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka për detyrë të ndërtojë dhe mbajë regjistrin kombëtar të pikëve të lejeve të drejtimit, të shtojë pikët siç e parashikon kodi rrugor, të ritestojë shtetasit të cilët humbasin të drejtën e mbajtjes së lejes së drejtimit si rezultat i shkeljeve të ndryshme siç e parashikojnë aktet ligjore. Nga ana tjetër, Policia e Shtetit është organi i cili raporton pranë DPSHTR heqjen e pikëve apo pezullimin e lejes së drejtimit të një shtetasi. Por duhet të theksojmë përsëri se vendimi i policisë pranë DPSHTRR ekzekutohet në momentin, kur i ka kaluar të gjitha fazat e kontestimit të penalitet të qytetarit. Gjithashtu, Gjykata Administrative ka të drejtë të revokojë një vendim të policisë në rastet, kur ajo gjykon si jo të drejtë vendimin e saj. Dhe së fundi, por jo i fundit nga rëndësia është qytetari, që gëzon një leje drejtimi. DPSHTRR nëpërmjet faqes WEB së saj duhet ti ofrojë mundësinë qytetarit të kontrollojë gjendjen e tij të pikëve në çdo moment. DPSHTR është e detyruar që nëpërmjet faqes se saj zyrtare tí ofrojë mundësinë qytetarit të kontrollojë gjendjen e tij të pikëve në çdo moment.
    Sigal

    Tabela e pikëve për shkeljen e normave të sjelljes

    (neni 120/1 i Kodit Rrugor)
    SASIA E PIKËVE QË DO TË HIQEN Përshkrimi Për herën e parë Për përsëritje
    Tejkalon kufijtë e shpejtësisë me më shumë se 20 km/orë 3 (tre) 5 (pesë)
    Qarkullon kundërvajtje në kthesa ne vende me fushepamjet te kufizuar 3 (pesë) 8 (tetë)
    Duke u futur në kryqëzim nuk i jep përparësi mjetit tjetër që vjen nga e djathta 0 (zero) brenda 1 viti 3 (tre)
    Kapërcen linjat hekurudhore a të tramvajit dhe nuk jep përparësi mjeteve që lëvizin mbi shina 0 (zero) brenda 1 viti 5 (pesë)
    Nuk jep përparësi për mjetet e tjera në kryqëzime dhe kur bëhet e njohur me sinjale të caktuara 0 0(zero) brenda 1 viti 5 (pesë)
    Nuk ndalon para vijës së ndalimit përpara futjes në kryqëzim 0 (zero) brenda 1 viti 5 (pesë)
    Kur hyhet në rrugë nga zona që nuk janë për kalim publik nuk jep përparësi atij që qarkullon në rrugë 0 (zero) brenda 1 viti 7 (shtatë)
    Zë kryqëzimin ose kapërcen linjat hekurudhore a të tramvajit dhe nuk vazhdon më tej dhe nuk liron zonën e manovrimit 0 (zero) brenda 1 viti 6 (gjashtë)
    Kur vjen nga një shteg të udhëve për kafshë ose pistë për biçikleta nuk jep përparësi atij që qarkullon në rrugë 0 (zero) brenda 1 viti 6 (gjashtë)
    Vazhdon lëvizjen, ndonëse sinjalizimi rrugor apo i semaforit ose i policit të trafikut e ndalojnë këtë lëvizje 0 (zero) 3 herë brenda 2 vjetesh 8 (tetë)
    Nuk tregon kujdesin maksimal, me qëllim mënjanimin e aksidentit kur i afrohet një kalimi në nivel 0 (zero) brenda 1 viti 6 (gjashtë)
    Në një kalim në nivel pa barriera ose gjysmëbarriera nuk sigurohet që asnjë tren të jetë duke u afruar 0 (zero) brenda 1 viti 6 (gjashtë)
    Në një kalim në nivel pa barriera ose gjysmëbarriera kalon kur barrierat ose gjysmëbarrierat janë duke u mbyllur ose janë mbyllur 0 (zero) brenda 1 viti 6 (gjashtë)
    Në një kalim në nivel pa barriera ose gjysmëbarriera kalon kur barrierat ose gjysmëbarrierat janë duke u hapur 0 (zero) brenda 1 viti 6 (gjashtë)
    Në një kalim në nivel kalon kur janë duke funksionuar sinjalizimet ndriçuese 0 (zero) brenda 1 viti 6 (gjashtë)
    Në një kalim në nivel kalon kur janë duke funksionuar objektet zëvendësuese të barrierave ose gjysmëbarrierave 0 (zero) brenda 1 viti 6 (gjashtë)
    Në një kalim në nivel në rast të detyrimit të ndalimit mjetit nuk bën përpjekje për ta zhvendosur mjetin ose nuk shmang çdo rrezik për njerëzit 0 (zero) brenda 1 viti 6 (gjashtë)
    Nën drejtimin e mjetit parakalon pa kujdes kur autobusi ose trolejbusi ka ndaluar për hipjen dhe zbritjen e pasagjerëve 0 (zero) Brenda 2 vjetësh 8 (tetë)
    Parakalon në afërsi ose përgjatë kthesave a në kurrize rrugore dhe në çdo rast tjetër me fushëpamje të pamjaftueshme. 0 (zero) brenda 2 vjetësh 5 (pesë)
    Parakalon një mjet i cili është duke parakaluar një mjet tjetër 0 (zero) brenda 2 vjetësh 5 (pesë)
    Parakalon në afërsi ose në kryqëzime me përjashtim të rasteve kur lëvizja rregullohet me sinjalet përkatëse 0 (zero) brenda 2 vjetësh 5 (pesë)
    Parakalon në afërsi ose në kalimet në nivel pa barriera, përveç rasteve kur rregullohet me semaforë 0 (zero) brenda 2 vjetësh 5 (pesë)
    U ndalohet parakalimi drejtuesve të autotrenave, dhe artikualreve kur ne rruge tregohet me sinjale te caktuara 0 (zero) brenda 2 vjetësh 6 (pesë)
    Si pasojë e mosrespektimit të distancave të sigurisë ndodh përplasje me mjet tjetër me dëmtime të tilla që duhet të kryhet kontroll teknik jashtë radhe 0 (zero) brenda 1 viti 8 (tetë)
    Nuk lejohet këmbimi i mjeteve në kalimet e zëna me pengesa ose në rrugët malore 0 (zero) brenda 1 viti 8 (tetë)
    Qarkullon me mjet që transporton mallra të rrezikshme pa respektuar kushtet e vëna të autorizimit për ruajtjen e sigurisë 10 (dhjetë) 10 (dhjetë)
    Drejtuesi i mjetit transporton fëmijë pa ndenjëse të posaçme 3 (tre) 
    Kthim sensi lëvizjeje në karrexhata rampa dhe në kalimet në disnivel në autostrada dhe në rrugë interurbane kryesore ose me karakteristika të ngjashme 3 (tre) 
    Qarkullon në korsitë e emergjencës pa motiv në autostrada dhe në rrugë interurbane kryesore ose me karakteristika të ngjashme 8 (tetë) 
    Qarkullon në korsitë e ndryshimit të shpejtësisë pa motiv në autostrada dhe në rrugë interurbane kryesore ose me karakteristika të ngjashme 8 (tetë) 
    Nuk ndalon ose nuk lejon kalimin e mjeteve me sinjal shtesë zanor të alarmit 10 (dhjetë) 
    Ndjek nga afër mjete me sinjal shtesë alarmi zanor duke shfrytëzuar progresionin e lëvizjes 8 (tetë) 
    Qarkullon me mjet në gjendje të dehur 8 (tetë) brenda 1 viti 10 (dhjetë)
    Drejtuesi i mjetit nuk pranon të bëhet verifikimi i gjendjes psikofizike si pasojë e ndikimit të alkoolit 8 (tetë) brenda 1 viti 10 (dhjetë)
    Qarkullon me mjet nën ndikimin e lëndëve droguese ose psikotrope 10 (dhjetë) brenda 1 viti 15 (pesëmbë-dhjetë)
    Drejtuesi i mjetit nuk pranon të bëhet verifikimi i gjendjes psikofizike si pasojë e ndikimit të lëndëve droguese ose psikotrope 10 (dhjetë) brenda 1 viti 15 (pesëmbë-dhjetë)
    Nën drejtimin e mjetit nuk zbaton detyrimin e ndalimit në rast aksidenti vetëm me dëme materiale 8 (tetë) 
    Nën drejtimin e mjetit nuk zbaton detyrimin e ndalimit në rast aksidenti me dëme në njerëz 15(pesëmbëdhjetë) 
    Drejtuesi i mjetit nuk ndalon kur kërkohet nga funksionarë, oficerë dhe policë, kur janë me uniformë ose të pajisur me dokumentin e caktuar dallues 10 (dhjete) 
    Drejtuesi i mjetit nuk pranon të paraqesë dokumentin e qarkullimit, lejedrejtimin dhe çdo dokument tjetër që duhet të ketë me vete 10 (dhjete) 
    Nuk ndalon në postblloqe 10 (dhjetë) 
    Nuk i bindet sinjalizimeve te personelit ushtarak 5 (pesë)