Flora Peci/ Takimi tradicional letrar “Ora e maleve” në Rozhajë

    444
    Sigal

     Një aktivitet artistik që na la mbresa të pashlyeshme për tematikën që trajtonte

    Ka gëzime në jetë çdo njeri, ka edhe befasi, por ato që të lënë mbresa, janë të pashlyeshme në mendjen e njeriut. Morëm rrugën zigzage, e cila na çoi në Rozhajë, vend të cilin nuk e kisha vizituar asnjëherë më parë. Kurioziteti ishte shumë i madh. Si do të ndjehemi në atë vend? Çfarë, si janë njerëzit që do t’i takojmë? Në hyrje të vendtakimit na priti organizatori i këtij manifestimi, z.Ali Daci. Njeri me tipare të rralla mirësie e mikpritjeje, me ngrohtësinë më të madhe na e dëshiroi mirëseardhjen. Fjala e tij peshonte shumë. Pasi pamë ekspozitën e Zake Prelvukajt, e cila na mahniti me artin e saj, u mbajt dhe “ora letrare”, ku u bashkuan të gjitha muzat dhe me nga një fije të çdonjërit me vargje që u gërshetuan në një, u krijua një art që emocionoi çdonjërin.

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf