Faslli HALITI/Poezi

    655
    Sigal

    Lakuriqi

    U ndeshën një ditë

    Zogjtë

    Dhe minjtë.

    Lakuriqi fërkonte duart

    Dhe rrudhte turinjtë.

     

    U mundën zogjtë,

    Fituan minjtë.

     

    Pjesa prej miu e lakuriqit thirri:

    Urra!

    U fut midis minjve fitues

    Ditën e fitores festoi me ta.

     

    Një tjetër ditë

    U ndeshën përsëri

    Zogjtë me minjtë,

    Lakuriqi fërkonte duart

    Dhe rrudhte turinjtë.

    Fituan zogjtë,

    U mundën minjtë.

     

    Pjesa prej zogu e lakuriqit thirri:

    Urra!

    U fut midis zogjve fitues,

    Ditën e fitores festoi me ta.

     

    Sikur një ditë

    Të bënin paqe

    Zogjtë dhe minjtë,

    Lakuriqi dy herë do thërriste:

    Urra!

    Urra!

    Do futej midis tyre

    Ditën e paqes do festonte me ta.

     

     

    “Dobësi”

    Ti je i pari në të përpjetë,

    Në fushore,

    Në malore,

    Në dishezë.

     

    Ai ta merr në kthesë…

     

     

    Ligji  

    Ligji

    Është si qeni,

    Nuk e ha të zotin.

     

    Qentë sot po hanë popullin…

     

    Unë ju them ujku ju më thoni gjurma

     

    Ja ujku i zi

    Po ju them

    Ju më thoni ja gjurma e tij.

    Përgjaken tufat e bardha me dhenë