Falimenton kirurgjia e QSUT-së. Nga 140 shtretër vetëm 70 do mbijetojnë,të tjerët i falen privatit

    553
    Sigal

    Ekspasion i spitaleve private mbi ato shtetërore. Drejtues të lartë të shëndetësisë sponsorizohen nga baronët dhe mafia e bluzave të bardha

    U bënë rreth 24 vite që shqiptarët, dhe sidomos hallexhinjtë kronikë të Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ kanë shpresuar që të shohin shkëlqimin e institucionit më të rëndësishëm në vend. Plani francez i organizimit të kësaj qendre, i trumbetuar me aq shumë bujë duket se nuk do të vihet në punë deri sa sekserët e spitaleve private të emërojnë drejtuesit e këtyre spitaleve, drejtorët dhe titullarët e Ministrisë së Shëndetësisë. Skandaleve të mungesës së ilaçeve, marrjes së kompetencave, mos lejimin e emërimeve, qoftë edhe të sanitares, pa urdhër të ministrisë apo blerjen e një pako pambuku tregon se sa të babëzitur janë drejtuesit aktualë të këtyre dikastereve. Drejtuesit e grupit Beqaj & Manastirliu, më shumë ngjajnë me “grupin lemeria” të cilët nuk po pyesin dhe nuk u trembet syri përpara “shitjes” së shërbimeve që kanë interesa të fuqishme dhe ofrojnë miliona për xhepat e zinj të batakçinjve të mjekësisë private. Ka edhe një marrëzi me tenderin e fundit të shërbimeve, por me të do merremi më vonë, pasi shuma prej 10 milion eurosh i kalon të gjitha përmasat si vlerë dhe si interesim nga pushtetarët super-vip. Këto dit, në korridoret e kirurgjisë kanë filluar ethet tek personeli mjekësor, i cili është vënë në dijeni për shkurtimin e shtretërve me qëllimin e ulët dhe të ndyrë të kalimit të shërbimeve tek privati. E pa imagjinueshme ! Tronditëse dhe më shumë se kriminale!..

    Në vitin 2010-të, QSUT-ja ka pasur rreth 200 shtretër. Pas debateve të zhvilluara në atë kohë si dhe studimeve u vendosë që shërbimi kirurgjikalë nuk duhej të kishte më shumë se 140 shtretër. Dhe u vendosë që shërbimi i kirurgjisë të funksionojë ashtu sikurse është aktualisht me 140 shtretër dhe me një koeficent të rritjes me 10 shtretër çdo 5 vjet, duke pasur parasysh që popullsia rritet me 50 mijë vetë në vit dhe për katër vjet, kjo rritje arrin në 250 mijë me plus-minus 40 mijë (ndarje nga jeta).

    Por çfarë po ndodh aktualisht?

    Me një projekt që ende nuk e ka marrë dritën kërkohet që të mbyllet gjysma e kirurgjisë. Nga 140 shtretër të mbeten vetëm 70. Këto 70 shtretër sipas të emëruarve politik-partiakë do të jenë të mjaftueshëm për Tiranën e cila ka kapërcyer 1 milion banorë dhe nëse do jetë e nevojshme për më shumë, pacientët ti drejtohen privatit dhe ne si shtet do paguajmë privatin. Marrëzi e tejskajshme që vetëm profesionalizëm nuk mund të ketë në këtë argumentim, e cila fsheh të vërtetën e hidhur dhe që ka të bëjë me pazaret e pista që miliona euro në vit ti jepen spitaleve private, ku një pjesë e të cilave janë aksionerë vetë politikanët dhe drejtuesit aktualë të “rilindjes shëndetësore”. Ka edhe thashetheme të tjera që thonë se tek privati i merr kollaj qokat dhe nuk të thotë njeri plaç, aq më tepër që këto shërbime janë pa tvsh dhe privati i bënë hyrje dhe dalje milionat pa i dhembur koka dhe pa lënë gjurmë. Por po të qe se Tirana ka nevojë vetëm për 70 shtretër atëherë përse duhet ti japim privatit 70 vende shtrimi për kirurgjinë? Duke ditur që kosto në Shqipëri e një të sëmuri në kirurgji është mesatarisht 600 dollarë dita X 70 vende = 42 000 $. Po ti shtojmë x 30 ditë që ka muaji = 1 milion e 260 mijë dollar. Po ta llogarisim për x 12 muaj afërsisht 15 milion dollarë që shteti do ja derdhi agallarëve të spitalit privatit nga paratë e hallexhinjve. E pra kjo është më shumë se turp dhe keqardhje për këta hallexhinj që çohen dhe varen në burgje për 10 mijë lekë fatura drite.

    Do të ishte me vend që të bëhej një studim ku të përcaktohej se sa operacione janë bërë gjatë një viti? A i ke kushtet diagnostikimit apo me qëllim diagnostikimin e çon tek private dhe bashkë me të kryhen edhe ndërhyrjet? Sa vizita janë bërë dhe në çfarë periudhe? Vetëm pasi të verifikohen këto të dhëna dhe të rezultojë shërbim i pambuluar kemi të drejtën të bëjmë ‘operacionin kirurgjikal” në zemrën e kirurgjisë shqiptare. Sot në botë mendohet çdo ditë për forcimin e spitalit publik (shtetëror) dhe mjekët e sajë janë më të mirët e mundshëm. Ajo që private ka më të përparuar se shtetërori në kohë është aparaturat të cilat sapo del një e tillë e re, private e merë menjëherë. Ndaj shteti duhet të investojë në pajisjet dhe teknologjinë dhe jo t’ia shesë shërbimin privatit duke i dhuruar paratë e taksapaguesve. Ministri Beqaj do të mbahet mend si ministri më i paaftë në historinë e mjekësisë shqiptare që nga koha e Ilirve të vërtetë dhe deri tek Iliri i shëndetësisë aktuale të Rilindjes. Zoti Beqaj bënë mirë të na thotë se ku shkuan 7.5 milion euro të donatorëve italian për transplantin e veshkave? Kush e autorizoi ti japë një kompanie që primare ka biznesin e cigareve shërbimin e regjistrimit të popullsisë 45-65 vjecarë) për 10 vjetë në shumën prej 70 milion dollarësh? A e di Ministri që kompani private kanë marrë të drejtën e mbajtjes peng të kartelave mjekësore dhe përfitimit prej 30% të kostos së shpenzuar nga pacientët e aksidentuar? Eshtë koha zoti Beqaj të hiqet dorë nga propaganda politike dhe të merremi të gjithë së bashku me propagandën profilaktike. Dje duke biseduar me dy Profesor të nderuar që kanë bërë histori në kirurgjinë shqiptare dhe që kanë kryer me qindra operacione e kanë nxjerrë me mijëra student se jemi të pikëlluar për masakrën dhe kasaphanën në të cilën është përfshirë kirurgjia në QSUT,prej atyre drejtuesve mediokër që kanë propozuar këtë maskaradë. Ky veprim nuk ka lidhje as me humanizmin ,as me premtimet elektorale as me ndershmërinë dhe betimin e Hipokratit. Para ca kohësh një ministër tek sa fliste për humanizmin në vend të thoshte se ‘Ju betohem si Hipokrati” krijojë sarkazëm tek auditori i ftuar kur tha se “Ju betohem si Hipokriti”. Pasi u shkatërrua dhe u shitë tek private sistemi i transplantit të veshkave dhe hemodializa tani radhën e kanë për tu masakruar Ortopedia kirurgjikale, Urologjia, kirurgjia e sëmundjeve të brendshme, kirurgjia e Onkologjikut ku lëvrojnë miliona, Klinika e parë e Përgjithshme, ajo Speciale. Do mbyllet edhe Proktologjia dhe të sëmurët për të operuar hemoroidet (majasëllin) apo fistulat do bredhin tek private dhe do lënë qimet… e kokës për një ndërhyrje minimale. Dhe të gjitha këto falë politikave të papërgjegjshme dhe antihumane të Ministrisë së Shëndetësisë, Drejtorisë së QSUT-së dhe të gjithë të babëziturve që fshihen pas tyre dhe që kërkojnë të përfitojnë edhe pikën e fundit të gjakut të shqiptarëve të varfër. Shkurtimi i 140 shtretërve është një marrëzi e cila do të ndëshkojë në mënyrën më spektakolare politikat mashtruese dhe klienteliste të këtij digasteri. Tu marrësh me dhunë paratë e sigurimeve shëndetësore qytetarëve dhe tua kalosh atë klientëve të Rilindjes është më shumë se kriminale. Kryeministri Rama nëse është vërtetë i pa implikuar në këto pazare të ndërhyje urgjentisht për të kthyer në vend dinjitetin e nëpërkëmbur të elitës mjekësore dhe botës akademike në kirurgjinë e QSUT-së. Në të kundërt, qytetarët do të besojnë thashethemet që qarkullojnë për këtë situatë.