Fadil Kepi: Përfitimi i pensionit për mësuesit, sportistët, invalidët, ndërtuesit dhe bujqit

    352
    Sigal

    Specialisti i Sigurimeve Shoqërore, Fadil Kepi, sqaron për lexuesit e “Telegraf”: Cilët nga grupet e popullsisë, përfitojnë barnat mjekësore të rimbursueshme dhe shërbimin shëndetësor falas

    Personat që punojnë të siguruar dhe bëhen të paaftë nga sëmundje të përgjithshme, profesionale apo aksidente në punë ose jashtë saj përfitojnë pension invaliditeti të plotë ose të pjesshëm. Aksident në punë ose për shkak të punës është dëmtimi i menjëhershëm trupor që nuk rrjedh nga sëmundje e përgjithshme. Mbështetur në vendimin e Këshillit të Ministrave nr.788, datë 14.12.2005, aksidenti vlerësohet se ka ndodhur në punë edhe kur personi dëmtohet, gjatë kohës së pushimit, në vendin e caktuar, gjatë rrugës, në linjën e drejtë për drejtë nga banesa për në punë dhe anasjelltas, si në rastet kur transporti është i organizuar edhe kur ai është individual. Aksidenti në punë vërtetohet me procesverbalin e mbajtur në vendin e ngjarjes dhe duhet të nënshkruhet nga punëdhënësi ose personi përgjegjës, i ngarkuar prej tij, si dhe nga inspektori i punës, brenda 3 ditëve nga ndodhja e aksidentit…