Fadil KEPI/ Përfitimi i pensionit për emigrantët, mekanikët, mësuesit, oficerët dhe bujqit

    356
    Sigal

    Specialisti i Sigurimeve Shoqërore, Fadil Kepi, sqaron për lexuesit e “Telegraf”: Kushtet që duhen plotësuar për të marrë pension të reduktuar

    Pyetje

     Zoti Vrion Mihaj, nga Libofshi i Fierit, me banim në Florida të Amerikës shkruan: jam 51 vjeç dhe në Shqipëri kam punuar 14 vjet e 10 muaj, nga të cilat 10 muaj në ish kooperativën bujqësore. Mbasi mbarova Shkollën e Bashkuar, punova 12 vjet oficer. Në vitin 1996 dola në rezerve dhe 2 vjet mora pagesë kalimtare sipas ligjit nr. 8087 dt. 13.03.1996 “Për sigurimin shoqërorë suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura”. Pyes cilat janë kushtet për të përfituar pension?

     Përgjigje

     Ju do të merrni pension pleqërie në moshën 65 vjeç nëse do të keni 15-35 vjet punë të siguruara. Në vite pune përfshihen: periudha që keni punuar në ish-kooperativën bujqësore, ajo si oficer dhe 2 vjet që keni marrë pagesë kalimtare.

    Pyetje

     Z. Gjergji Bice nga Pogradeci shkruan: jam i datëlindjes 15.3.1949 dhe kam punuar 35 vjet mësues, por pas vitit 2008, nuk kam punuar. Pyes, kur e plotësoj moshën për pension të plotë dhe të reduktuar?

     Përgjigje

     Ju përfitoni pension të plotë në moshën 65 vjeç sepse keni 35 vjet punë mësues, por me dëshirën tuaj, mund të dilni në pension të reduktuar edhe përpara moshës së mësipërme nëse nuk jeni në marrëdhënie pune, punëdhënës apo i vetëpunësuar.