Fadil Kepi: Pensioni për profesorët, zëvendësministrat, emigrantët, inxhinierët, mësuesit, të vetëpunësuarit në bujqësi dhe inva

    438
    Sigal

    Specialisti i Sigurimeve Shoqërore, z.Fadil Kepi sqaron lexuesit e “Telegraf”: Kushtet për të përfituar pension të plotë, të reduktuar dhe familjar

    Rillogaritja e pensioneve

    Pensionet e caktuara deri më 31.12.2014 do të llogariten sipas ligjit në fuqi dhe nuk janë objekt rishikimi. Vetëm personat që plotësojnë kushtet për të dalë në pension nga 1.1.2015, do t’u llogaritet pensioni sipas ligjit të ri të sigurimeve shoqërore. Nëse ju nuk bindeni me shumën e pensionit që merrni, sipas Nenit 86 të Ligjit të Sigurimeve Shoqërore në fuqi, keni të drejtë të bëni ankesë me shkrim në drejtorinë rajonale të sigurimeve shoqërore Vlorë ku është dosja e juaj e pensionit duke parashktuar argumentet tuaja për rillogaritjen e pensionit.

    Rikontrolli i dokumenteve të pensionit

    Rikontrolli i dokumenteve të pensionit është kompetencë e Sigurimeve Shoqërore. Këtë problem ju duhet ta zgjidhni fillimisht me zyrën e gjendjes civile dhe nëse nuk bindeni duhet t’i drejtoheni për zgjidhje përfundimtare Gjykatës Administrative. Sipas Nenit 62 të Ligjit të Sigurimeve Shoqërore, personi që ka marrë pension në kundërshtim me ligjin detyrohet të kthejë të gjithë shumën e marrë tepër, duke i ndaluar çdo muaj 50% të pensionit.

     Verifikimi i viteve të punës

    Sigurimet shoqërore e kanë për detyrë që para se të caktojnë pensionin të verifikojnë të gjitha periudhat e punuara nëse janë paguar kontributet, prandaj sipas legjislacionit dokumentet për pension dorëzohen në sigurimet shoqërore deri një vit përpara. Në këtë rast ju mbasi të kontaktoni me drejtuesit e sigurimeve shoqërore dhe të merrni përgjigjen zyrtare, duket ti drejtoheni gjykatës administrative, vendimin e së cilës duhet ta paraqitni në sigurimet shoqërore.

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf