Nebil ÇIKA/ Koço-skandali si pasqyrë e “rilindjes”

471
Sigal

Shqiptarët kanë një të keqe të madhe, e harrojnë shumë shpejt të keqen, duke lejuar që ajo të përsëritet

Nuk është rastësi. Ky stan, këtë bulmet ka! Skandali i pedofilisë në Sarandë ishte vetëm demonstrimi publik i një prej rasteve të abuzimit me pushtetin nga qeveria e Rilindjes,  por, sigurisht, që për shumë shqiptarë nuk ishte një befasi. Vite më parë, kur media publikoi fotot nudo të Edi Ramës, më ra rasti të diskutoja për to me një mikun tim me bindje të majta, por konservator për sa i përket moralit dhe sidomos familjes. “Nuk ka ndonjë problem, më tha, jeta private” – një arsyetim i tij i nxjerrë jo mbi bazë të mendimit të të tij, por  nën efektin e propagandës dhe demagogjisë së medieve që ai lexonte, shikonte e besonte për rasatin në fjalë, me pak fjalë një përgjigje ideologjike. Mirëpo, në kundërshtim me frymën iu përgjigj negativisht e me neveri pyetjes sime nëse ai do të ishte dakord që vajza apo djali i tij të dilnin nudo në  publik e media si Edi Rama. Ramë më në fund dakord që “admirimi nga ne të rriturit qoftë edhe për motive e interesa politike i veprimeve imorale e perverse ishte një gabim i madh, pasi mund të merrej si model i mirë nga fëmijët tanë e pse jo edhe nga një pjesë e mirë e publikut, siç ndodhi në fakt në 23 Qershor 1013. Nuk e di për kë votoi në zgjedhjet e 23 Qershorit 2013 miku im, por e di që kurë nuk e përmendi ne bisedat tona si normalitet apo modernitet lakuriqësinë e z. Rama dhe historitë e tjera perverse të “Rilindësve” të tij. E përmenda ketë histori te vjetër për t’u kujtuar shqiptarëve se në fakt e dinin me kë kishin të bënin në aspektin moral, kur votonin me një milion vota  Edi Ramën dhe rilindjen e tij. Jam i bindur se edhe viktima e skandalit të pedofilisë në zyrën e Koço  Kokëdhimës në Sarandë si votuese e PS-së nuk e ka pritur që  ata të shkonin deri këtu tek fëmija 14 vjeçe, gjeja më e shtrenjtë e një njeriu normal. Por shqiptarët kanë një të keqe të madhe, e harrojnë shumë shpejt të keqen, duke lejuar që ajo të përsëritet. Historia shqiptare e gjysmës së shekullit të XX  vetëm 22 vjet më parë është e mbushur me histori të tilla, madje edhe më të trishta e më kriminale se  pedofilia e mbetur në tentativë në zyrën politike të Koço Kokëdhimës në Sarandë dhe autor të këtyre krimeve janë pjesëtarë e paraardhës gjenetikë, juridikë  e politikë të qeveritareve të sotëm. Këtë shqiptarët e dinin para skandalit të Koços dhe para zgjedhjeve të 23 Qershorit 2013, kur i dhanë pushtetin Ramës, Koços e të tjerë “rilindësve” bllokmenë. Me të drejtë opinioni është i tronditur me “kriteret”apo kushtet që zyra e Koço Kokëdhimës në Sarandë i vuri në shkëmbim të bukës së gojës një nëne jetimësh dhe vajzës së saj14 -vjeçare. Por kjo nuk është një risi. Vetëm dy dekada më parë Shqipëria kishte mijëra raste të tilla, madje edhe më keq. Në emisionin tim “Rrno për me tregue” në SHTV kam publikuar plot raste kriminale të qeverisë e shtetit komunist ku viktima janë fëmijët, por  tronditës, specifik i paprecedent dhe nga më kriminalët në nivel botëror është një krim i denoncuar nga një figurë e shquar publike, shkrimtari i njohur dhe ish – ministri i kulturës Visar Zhiti, të cilin e kam bërë pjesë të siglës së emisionit dhe e përsërit dhjetëra herë në ditë. Z. Zhiti denoncoi marrjen e gjakut nga foshnjat e sapolindura në maternitetin e Tiranës për t’ia dhënë Enver Hoxhës, që duhet të ketë ndodhur në fillim te viteve 1980. Përtej  faktit që askush nuk e ka kundërshtuar këtë akuzë publike ka fakte e prova të mjaftueshme që kjo gjë ka ndodhur, por askush nuk ka guxuar të nisë një hetim ndaj këtij krimi kundër njerëzimit. Ndërkohë që ka edhe dhjetëra krime mbi fëmijë nga paraardhësit e rilindjes si vdekja në kampin e përqendrimit të Tepelenës të qindra fëmijëve të familjeve të kundërshtarëve politik të diktaturës apo edhe krime seksuale si përdhunime të të arrestuarave në qeli, të vajzave në sy të baballarëve të arrestuar, arrestime të burrave si presion për gratë që kundërshtonin  favoret seksuale ndaj zyrtarëve të sigurimit e partisë e të tjera si këto. I përmenda të gjitha këto krime për të krijuar një ide të qartë të qasjes të së majtës historike shqiptare ndaj ngjarjeve si kjo e skandalit  në zyrën e Koços në Sarandë. Fakti që qeveria dhe media e saj vazhdon të justifikohet e të mos e pranojë përgjegjësinë politike të skandalit pasi nuk e ndjen si sjellje kriminale një gjë të tillë. Po të kemi parasysh ato krime që thamë më lart, për ta është normal ky abuzim. I vetmi problem i tyre është fakti që i kapen me presh në dorë. Ky reagim i qeverisë dhe krejt rilindjes me kujton një histori me një sekretar të parë të PPSH -së Gjirokastër, i njohur si qejfli grash. Merrte vazhdimisht letra e ankesa për një sekretar partie diku në një fshat që e kishte baltë me maninë e tij seksuale. E thirri në zyrë dhe  i tregoi letrat- ankesa. Sekretari  i vogël i PPSH betohej se “nuk ishte e vërtetë”. “ Ore, nuk të kam thirrur të të ndëshkoj për këto që ke bërë, mire ke bërë, por po të them: ndërro vendin se të kanë diktuar” – i tha sekretari i madh . Kjo ka ndodhur edhe me PS-ne dhe Rilindjen: Koçon e kanë diktuar!  Besoj që kjo  qasje e Rilindjes me sjelljet perverse te politikaneve e zyrtareve ka të bëjë edhe me moralin personal te drejtuesve të saj. Mjafton të kujtojmë historitë personale e familjare të shumë prej drejtuesve të rilindjes apo akuzat midis tyre në ish KPDN-e e famshme të Fatos Nanos, gjëra që shqiptarët i kanë ditur, por i kujtojnë vetëm kur e keqja u vjen te dera, kur u kërkojnë, përveç votave,  edhe vajzat 14 vjeçare. Një burrë a grua që nuk do t’ia dije për familjen e fëmijët e tij si do t’ia dijë për fëmijët e te tjerëve. Nuk besoj që ka komb ne botë që të votonte këta qeveritarë e politikanë në pushtet me historitë personale e familjare qe mbartin shumica prej tyre.Bota perëndimore nuk e ka kot të shenjtë moralin kriter kryesor për destinacionin e votës. Vetëm shqiptaret e shpërdorojnë këtë mundësi . Sigurisht që ashtu siç harrojnë e pendohen shpejt, por kur e keqja i vjen tek dera. Por skandali pedofil  i Sarandës është i rendë edhe për moralin e Zonës, labët dhe fshatin e Koços mburren e këndojnë me krenari një këngë për Maro Kondën, një vajze që u hodh nga maja e shkëmbit  për të mos rënë në duar të pushtuesve osmanë pasi këto gjera si skandali i Koços i kanë bërë në ketë vend vetëm pushtuesit. Po nëse Maro Konda nga Çorraj e gjeti zgjidhjen përballë pushtuesve turq 500 vjet më parë nuk e di si do ta zgjidhte ketë punë përballë njërit nga fshati fqinjë, Qeparoi. Nuk e di si ndjehen miqtë dhe patriotet e mi socialistë në Sarandë, Vlorë, Delvinë, Himarë etj. apo hallexhinj të tjerë qe kane qene te detyruar për halle nga më të ndryshmet të çojnë gratë dhe vajzat e tyre në zyrat e Koços. Me sa mora vesh pikërisht këto ditë në mes te  Koçogate-s së tij ai ka deklaruar se do të hap edhe një zyrë në Vranisht! Zoti na ruajt! Këta janë fare të shpëlarë! Nuk besoj që banoret e kësaj zonë që ende besojnë tek morali e familja ta lejojnë, por edhe po e hapi ka për te shkuar vetëm Koço dhe sekretaret e tij e ndoshta edhe ndonjë burrë. Femra ?! Mezallah! Si përfundim, dua të theksoj faktin që skandali Kokëdhima në Sarandë ishte  vetëm “kali qe u kap ne lemë” dhe si i tillë do t’i duhet ta shisje të gjithë atë. Ne fakt ai është vetëm një fragment i filozofisë qeverisëse të Rilindjes një tradite historike e të majtës shqiptare. Ai ka vlerë vetëm si pasqyrë, ku jo qeveritarët, por socialistët e thjeshtë dhe krejt opinioni publik të shoh fitoren e vërtetë të Rilindjes e të kuptojë se si e hëngrën sapunin për djathë në 23 Qershor, kur Rama, Koço dhe rilindësit e tjerë edhe me ndihmën e homoseksualëve ndërkombëtar ja shiten perversitetin për modernitet. Nuk e di sa efekt elektoral do të ketë ky bumerang  i PS-së me Koço-skandalin e Sarandës, por jam i sigurt qe karriera politike e Kokëdhimës dhe planet e mëdha politiko- ekonomike të tij janë tronditur për te mos thënë kane mbaruar. Kokëdhima mund ta hajë turpin me bukë (se ka për herë të parë) e ta shtyjë edhe tre vjet sikur nuk ka ndodhur gjë, por  në opinionin e zonës e ndoshta të të gjithë vendit, të paktën nga sa di unë, numërimi mbrapsht për të ka filluar.