Fadil Kepi/ Pensioni për minatorët, saldatorët, policët, punonjësit e stacionit të pompimit, emigrantët, invalidët dhe nënat me

    366
    Sigal

    Specialisti Fadil Kepi sqaron: Kushtet për të përfituar pension të plotë, të reduktuar, familjar, raportet mjekësore dhe lejen e lindjes

    Pyetje

    Një pensionist nga Librazhdi shkruan: Jam 70 vjeç dhe kohët e fundit u rrëzova dhe pata frakturë në njërën këmbë dhe për rrjedhojë u shtrova në spitalin e Elbasanit ku qëndrova një muaj. Pyes, për këtë periudhë, a kam të drejtë të marr raporte mjekësore dhe të përfitoj pension social ose invaliditeti?

    Përgjigje
    Ju uroj shëndet të mirë e të përmirësuar! Meqenëse jeni pensionist, shërbimin mjekësor në spital, mjekimet në qendrën shëndetësore nga mjeku i familjes mbas daljes nga spitali dhe barnat mjekësore të rimbursueshme i merrni falas. Raportet mjekësore u paguhen personave që punojnë të siguruar dhe nuk kanë dalë në pension. Gjithashtu, meqenëse merrni pension pleqërie nuk përfitoni pension social ose invaliditeti, mbasi sipas legjislacionit të sigurimeve shoqërore nuk mund të merrni dy pensione njëkohësisht.

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf