Fadil Kepi: Pensioni për edukatorët, emigrantët, agronomët, tornitorët, sekretaret, mjekët dhe infermiere-mamitë

    489
    Sigal

    Specialisti z.Fadil Kepi sqaron lexuesit e “Telegraf”: Kushtet për të përfituar pension të plotë, të reduktuar, familjar dhe të invaliditetit

    Rillogaritja e masës së pensionit

    Sipas Nenit 32 të Ligjit të Sigurimeve Shoqërore një ndër metodat e llogaritjes së pensionit është me 75% të pagës neto mesatare mujore të 3 vjetëve rresht në 10 vjetët e fundit të punës, të cilat keni të drejtë t’i zgjidhni vetë. Nëse ju në 10 vjeçarin e fundit keni paguar kontribute minimale për të plotësuar 35 vjet punë, merrni pension minimal. Nëse ju do të paguanit kontribute të sigurimeve shoqërore jo me kuotën minimale, por dyfishin ose kontributet maksimale pensioni do të dilte më i lartë.

    Cilat quhen vite pune për pension

    Periudha pune për pension quhen: Vitet e vazhdimit të shkollës së lartë ditën vetëm për femra, deri në 6 vjet brenda ose jashtë vendit me ose pa bursë, duke barazuar një vit shkollor që ka zgjatur deri në 10 muaj me një vit të plotë pune vetëm për pension pleqërie deri në 31 dhjetor në vitin 2032. Nga viti 2033 shkolla e lartë ditën nuk do të quhet vjetërsi pune për pension pleqërie. Periudha pune për pension dhe leje lindje quhen koha e vetësigurimeve në bujqësi mbi 18 vjeç, periudhat e punuara e të siguruar në sektor shtetëror e privat e asistenca.

    Puna pas moshës së pensionit për mjekët

    Mbajtjen në punë të mjekëve mbi moshën e pensionit nuk e ka në kompetencë qendra shëndetësore, pavarësisht nëse mjeku ka dëshirë të vazhdojë të punojë. Sipas vendimit të Qeverisë Nr.478, datë 16.6.2010, botuar në Fletoren Zyrtare 95, punonjësit e institucioneve buxhetore dalin në pension kur plotësojnë kushtet, me qëllim që të punësohen të rejat e të rinjtë që plotësojnë kushtet e caktuara nga Ministria e Shëndetësisë. Mbas daljes në pension mjekët mund të ripunësohen në ambulanca apo spitale private dhe të përfitojnë njëkohësisht pensionin dhe rrogën në qendrën e punës.

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf