Edmond Panariti: Fondet për subvencione të vihen në dispozicion të fermerëve

    116
    Lëvizja Socialiste për Integrim kërkon ngritjen e grupeve të vlerësimit për të evidentuar dëmet në fshatrat e Shkodrës të goditur nga përmbytjet. Ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti: Fermerët nuk kanë më pse presin fondet propagandistike të xha Agros, por fondet për subvencione në ato zona ku prodhimi bujqësor tashmë është inekzistent duhet të kalojë për dëmshpërblimin e këtij prodhimi. Grupet e punës duhet të ishin atje për të bërë vlerësimet dhe për të filluar procesin e vlerësimit dhe më pas të dëmshpërblimit të dëmeve katastrofike nga kjo fatkeqësi natyrore. LSI kërkon urgjentisht bërjen e vlerësimit të dëmeve të shkaktuara njëkohësisht dhe mbajtjen e përgjegjësive aty ku kemi veçanërisht shkarkime të pa rakorduara dhe të pa paralajmëruara që kanë rënduar më shumë situatën e përmbytjeve veçanërisht në veri të vendit. Kërkohet ndërhyrje e menjëhershme dhe mobilizimi i fondeve shtetërore, fondeve të emergjencës dhe fondeve të subvencioneve. Kërkohet ndërhyrje emergjente. LSI u bën thirrje institucioneve shtetërore të jenë në terren, të jenë përkrah banorëve të përmbytur, bizneseve të dëmtuara, fermerëve të dëmtuar dhe të mobilizojnë në radhë të parë ndihmat emergjente që janë ato që duhen tashmë. Të zhvendosin popullatën nga banesat e përmbytura. Ti pajisin me materialet e domosdoshme për të garantuar në radhë të parë mbijetesën e tyre. Dhe më pas të shpërndajnë ndihma ushqimore, bazë ushqimore për blegtorinë.