“Shqipëria nuk po kërkon dhuratë, e meritojmë çeljen e negociatave me BE”

459
Kryeministri Rama në Bruksel: Shqipëria po punon më përmbushjen e kritereve dhe prioriteteve kyçe
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka kërkuar në Bruksel hapjen e negociatave për anëtarësim në BE. Në fjalën e tij gjatë takimit “Miqtë e Shqipërisë”, tha se vendi ynë nuk po kërkon dhuratë apo ndonjë favor të pamerituar, por kërkon hapjen e negociatave, gjë që sipas tij e meriton. 

Kryeministri Rama: “E dimë që nuk jemi gati për anëtarësim”
Kryeministri Rama ka pranuar faktin se Shqipëria “nuk është gati për anëtarësim”, duke u shprehur se, vendi ka ende probleme me korrupsionin, krimin e organizuar, trafikun e drogës. Por duke theksuar se Shqipëria po punon me përmbushjen e kritereve dhe prioriteteve kyçe, Rama tha se hapja e negociatave është një moment me rëndësi për vendin tonë. “E dimë që nuk jemi gati për anëtarësim. Kemi ende probleme me korrupsionin, krimin e organizuar, trafikun e drogës. Por ne po vijojmë të punojmë në këtë drejtim. Shqipëria nuk po kërkon një dhuratë, as një lloj favori që nuk e meritojmë, por kërkojmë thjesht çeljen e negociatave, pasi e meritojmë. Kemi bërë një nga një çdo gjë që është e shkruar në fletoren në të detyrave të shtëpisë. Nuk e kemi bërë sepse na e kërkon Brukseli, për sepse është e mirë për vendin tonë dhe për brezat e ardhshëm. Po kështu e bëjmë sepse kërkojmë të marrin nga Brukseli dritën e gjelbër. Çelja e negociatave me Shqipërinë nuk është krijimi i një problemi të ri potencial, por çelja e një procesi që do ta bëjë Evropën më të fortë, pasi Ballkani ka nevojë dëshpërimisht për Evropën, por edhe Evropa ka nevojë për Ballkanin strategjikisht”, shpreh kryeministri Rama.

Fantazmat e së kaluarës nuk cenojnë të ardhmen
Kreu i qeverisë shqiptare dha një mesazh të qartë për vendet e BE, ndërsa theksoi se fantazmat e së shkuarës nuk do të cenojnë të ardhmen e vendit. “Ky është një moment mjaft thelbësor për ne, që është në prag të publikimit të raportit. Ne mendojmë që aty meritojmë plotësisht çeljen e bisedimeve për anëtarësim. Jam i sigurt për shumë nga njerëzit në këtë sallë, që e njohin historinë tonë e të gjitha përpjekjet që janë bërë nga vendi, nuk është e vështirë që të kuptohet, se pse është me kaq rëndësi që të hyjmë në faze të re. Për disa është me rëndësi që disa përpjekje dhe nëpërmjet vështirësive që kemi kaluar, për të mbërritur në këtë moment. Nga fjala e presidentit do i referoheshim asaj që merret e mirëqenë e që ka të bëjë me situatën aktuale në Ballkan. Qysh prej 2014-ës kemi bashkëpunuar për të sjellë rajonin në një nivel tjetër bashkëpunimi. Është një rajon ku jo për arsye që janë të thella, kemi kaluar konflikte, luftëra dhe është një rajon që ka besime fetare dhe etnish. Ne dhe askush tjetër në këtë ndërtesë tjetër apo në këtë qytet, nuk duhet të harrojmë që ajo që është arritur është një arritje e madhe dhe duhet të përforcohet që e ardhmja nuk do të na kthejë fantazmat e së shkuarës”, tha Rama. Ai tha se qeveria shqiptare po vijon me reformat në kuadër të integrimit, duke u ndalur konkretisht tek reforma në drejtësi.
Sigal