Dekani i Drejtësisë: Ja 300 fituesit për sistemin part-time, dokumentet dhe afatet për regjistrimin

    388
    Sigal

    Zyrtare/Lista me emrat e fituesve tek Drejtësia, afatet kohore për regjistrimin dhe tarifat

     Ditën e djeshme janë shpallur fituesit e sistemit Part-Time për Fakultetin Drejtësisë. Kuotat janë përcaktuar disa ditë më parë me vendim të Këshillit të Ministrave dhe ato janë 300 në total. Ndërkohë që, duhet theksuar që 210 fitues i përkasin atyre studentëve që ndjekin për herë të parë një program studimi dhe 90 fitues të tjerë  do të jenë për ata persona që e kanë si program të dytë studimi. Gazeta “Telegraf”, boton listën e plotë me kandidatët fitues për degën e Juridikut. Ndërkohë, që dekani Fakultetit të Drejtësisë Prof. Altin Shegani ka sqaruar për “Telegraf”se fituesit duhet patjetër të bëjnë regjistrimin përfundimtar pranë këtyre ambienteve për të ndjekur vitin e ri akademik për sistemin part-time. Sipas zotit Shegani fillimi i vitit akademik për studentët e sistemit Part-Time do të fillojë në datën 27 tetor.

    Afati i regjistrimit

    Afati regjistrimit sipas informacioneve të marra pranë sekretarisë së fakultetit të Drejtësisë është nga data 17-24 tetor 2012. Në këto data të gjithë studentët që janë shpallur fitues në programin “Bachelor” të sistemit part-time duhet të paraqiten pranë sekretarive për të bërë regjistrimin e tyre. Ata duhet të paraqesin edhe dokumentet që kërkon fakulteti si: fotokopje e kartës së identitetit, diplomën e noterizuar të shkollës së mesme dhe mandatin e arkëtimit të pagesës që duhet për të ndjekur një vit akademik.

    Tarifa e regjistrimit

    Dekani i Fakultetit duke folur për tarifat është shprehur se: “Për këtë vit akademik ende nuk na kanë ardhur tarifat për sistemin part-time. Por ne si fakultet nuk kemi kërkuar rritje të tarifave për ti ndihmuar sadopak familjet e studentëve”. Sipas zotit Shegani, tarifat duhet të jenë afërsisht me ato të vitit të kaluar, kur për studentët që e kishin shkollë të parë kishin nja tarifë prej 250 mijë lekësh të vjetra, ndërsa ato që e kishin shkollë të dytë e kishin tarifën afërsisht tek 720 mijë lekë të vjetra. “Mendoj që edhe këtë vit tarifat për studentët e sistemit part-time do të vërtiten në këto shifra”, shtoi më tej dekani i  Fakultetit të Drejtësisë, zoti Shegani.