CIA: Shqipëria vend aktiv për drogën dhe kontrabandën

507

Raporti i CIA-s për Shqipërinë: Vend transit për kalimin e drogës, bandat të shpërndara në Evropë

CIA ka përditësuar të dhënat për vendin tonë. Në faqen zyrtare të CIA-s, teksa shkruan gjeneralitetet e përgjithshme, thekson se një nga problematikat për Shqipërinë është trafikimi i lëndëve narkotike. Për CIA-n, Shqipëria vazhdon të jetë ende një nga pikat aktive të prodhimit të kanabisit, opiumit të cilat përmes vendit tonë kalojnë transit në Ballkan. Sipas qendrës së inteligjencës së Amerikës, vendi ynë mbetet një nga vendet aktive ku kalon kokaina nga Amerika e Jugut drejt Evropës Perëndimore. Këto të dhëna CIA i përditësoi më 1 nëntor, teksa theksohet se bandat shqiptare të drogës janë aktive dhe me zgjerim në Evropë, ku janë të lidhura edhe më pastrim parash, trafik armësh dhe kontrabandë refugjatësh, përfundon raporti i CIA për Shqipërinë. Pra,  Ky tregues i publikuar në faqen zyrtare të CIA-s dëshmon edhe një herë që Shqipëria ende nuk ka bërë të mundur të luftojë (sa duhet) kundër trafiqeve dhe bandave kriminale, duke rrëzuar propagandën e qeverisë, se tashmë Shqipëria nuk është më vendi i trafiqeve të drogave, dhe se Policia e Shtetit i ka luftuar me sukses bandat kriminale. Këta tregues që publikohen në faqen zyrtare të CIA-s janë edhe një alarm për Shqipërinë, e cila ndodhet në prag të vendimmarrjes së BE për hapjen e negociatave në qershorin e 2019-s, madje, lufta kundër krimit është një nga 13 kushtet që BE-ja i ka kushtëzuar Shqipërisë.
Sigal