Bardhyl HAZIZAJ/ Zonja Kodheli! Kush do të jetë gozhda e fundit në ‘arkivolin’ e ushtrisë?

    415
    U tjetërsua ESKU, e prisni shpejt dhe objekte të tjera në inventar të ushtrisë që ka në krye sot zonjën Mimi Kodheli! PS, më 2013 na premtoi por akoma asgjë nuk ka në programin e Qeverisë “Rilindja” nga kërkesat e Shoqatës AKUSH për të drejtat e këtij komuniteti. Qeveria dhe Ministrija e Mbrojtjes premtoi kthimin e Spitalit Ushtarak dhe SHQUP por në fakt e shiti edhe ESKU-n. Politika dhe qëndrimet qeveritare të “zerove” çojnë vetëm në një zgjidhje “zero” të kërkesave të komunitetit të ushtarakëve që mbështetën vetëm në ligjin “Për Statusin e Ushtarakeve të FARSH”. Kur abuzon me mbrojtjen dhe denigron ushtarakët e pëson Atdheu! Kush investon në mbrojtjen e vëndit, investon në siguri!
    Aështë “ushtria dhe ushtarakët në shënjestër” ? Gjatë qeverisjes së PD ishim në shënjestër të saj! Para ndërrimit të pushtetit na dhanë premtime dhe përsëri ushtria dhe ushtarakët janë nën goditje! Si të thuash “Dy Fronte kundër ushtrisë!” Pyes veten nëseështë një krizë e institucioneve apo institucionet shkaktojnë krizën?. Parlamentit shqiptar a e ushtron kontrollin në Ministrinë e Mbrojtjes, dhe aështë mbrojtja me të vërtetë nuk nën kontrollin tonë, ku çdo gjë ne e marrim vesh vetëm nga mediat e huaja dhe ato të vëndit? (Fjalaështë për trafik armësh, narkotikë, ushtarak në trafik droge,shitje trojesh e teknike, e deri tek Gërdeci e Gjiu i Sarandës) Çfarë duhet të marrë parasyshështë nëse kemi perplasje institucionesh apo konflikte të personaliteteve! Të gjithë pyesin? Ç’ po ndodh me pronat (kombëtare) dhe të ushtrisë? Kush nuk e do ushtrinë dhe ushtarakët ? Pse nuk reagojnë ushtarakët nën unifomrë dhe ata të liruar?… Ushtarakët u besojnë gjërave të pavërteta. Ushtarakët akoma nuk po kuptojne se ç’farë po ndodh me ta dhe mbrojtjen e vëndit.. Në Shqipëri ushtria po thuajseështe eleminuar. Politika i trajton Forcat e Armatosura si burokraci dhe jo si një organizëm i gjallë, që ka gjak, që dhëmb, që duhet kujdesur, që duhet stërvitur dhe gjithnjë duhet ti përkushtohemi. Ushtrinë shqiptare dhe ushtarakët nuk i kanë dashur dhe nuk i duan armiqtë e kombit dhe politika antkombëtare e ndjekur gjer tani. Besimi tek spiunët bëri që të kthehemi të gjithë viktima. Qeveria ka 8 vjet që nuk e zbaton vendimin Nr 9 datë 26.02.2007 të Gjykatës Kushtetuese. Ne ushtarakët në lirim e në pension jemi larguar nga ushtria me urdhër dhe jo me dëshirë. Kujtoni edhe ligjin 24/1 te vitit 1992 ku i hodhi në rrugë pa asnjë mëshirë ushtarakët dhe i la pa asnjë qindarkë deri me 1999. Nuk naështë dhënë asnjë mundësi për tu punësuar gjatë 25 vjetëve, por jemi parë nga politika si “armiq”. Ne ushtarakët nuk përfituam asgjë, as nga Ligji 7501. Ne nuk përfituam asnjë gezhojë as nga privatizimet, as nga shitja e pasurisë ushtarake, pasi nuk ishim as punëtorë e as fshatarë… Pasurinë e ushtrisë e shitën dhe po e shesin politikanët dhe militantët e partive që nuk kanë të bëjnë me ushtrine. Edhe hamëndjet, thashe e themet “se ushtaraket i përkasin të majtës “tani i dolli kallai’ pasi si njëra palë ashtu dhe tjetra i la në harresë, i braktisën. Politikanët tanë kanë rënë dakord në një gjë – të fajësojnë për çdo gjë ushtarakët se i kanë shërbyer Enver Hoxhës? Ata kanë 25 vjet që na akuzojnë dhe do të na akuzojnë edhe për 1000 vjet. Njerëzit, të trashur nga stresi, e hallet janë bërë lehtësisht të manipulueshëm! Një kockë hodhi bota, heqje e vizave, lirinë e fjalës, hapje e dosjeve dhe njerëzit diskutojnë akoma këtë histori. Maskimi, mashtrimi, mohimi –janë – një taktikë me të cilin fitojnë gjithmonë politikanët. Ushtaraku i ndershëm ngeli i fort si hekuri i pastër si ari por i varfër. Një gjëështë e qartë, politika e re shqiptare po u merr frymën ushtarakëve. Ushtarakët janë në vështirësi të mëdha për të jetuar dhe janë pajtuar me këtë situatë jo se ata janë të paaftë apo budallenj, por sepse ne jemi në kthetrat e mafies “kriminale” të dhjamosur. Ne jemi të paaftë se jemi të pafuqishëm. Pafuqia sjellë paaftësinë. A jemi në gjendje për të luftuar kundër skllaverisë? Nëse nuk ke para, je duke luftuar për të mbijetuar fizikisht – je kthyer në një rob. A do ta kuptojnë ndonjëherë politikanët tanë të majtë apo të djathtë këtë gjëndje mizerabile të popullit në përgjithësi dhe të ushtarakëve në veçanti? Ata e kuptojnë shumë mirë, por kjo atyre u leverdis sepse ata thithin të njëjtën “Llullë” (Pjerdhin në një poçe”, ata i quajnë ushtarakët tufa për skarcim (therje)! Për të gjithëështë bërë e qartë se, ne nuk jemi ndryshe, se ne jemi pjesë e të njëjtës tragjedi kombëtare që me siguri stimulohet e nxitet nga jashtë, dhe qëështë pasojë e urrejtjes qindravjeçare dhe që do të vazhdoj edhe në të ardhmen,po të kemi parasysh shpërthimin si me komandë të largimit masivisht dhe në mënyrë të organizuar të rinisë nga Shqipëria dhe Kosova! Në Parlamentin shqiptar zhvillohen debate të ashpra mes krahut të djathtë dhe krahut të majtë, sa që nuk mundet të dallosh se kush mbanë përgjegjësi për gjithë këto padrejtësi! Si të djathtët kur protestojnë, edhe të majtët kur kremtojnë, i ngjajnë një festivali folklorik, pasi asnjëra palë nuk kërkon përmbysje të gjëndjes për një të ardhme më të mirë. Këto maskarada i vrojton me indiferentizëm bota, e cila vigjëlon me sy mbyllur! Dikur Kuvendi ishte për kuvend, ndërsa sot Parlamenti dhe sheshi “Skënderbej” janë kthyer si “sokaku i të marrëve “ në Gjirokastër ku argëtohen politikanët shqiptarë. Në këtë mënyrë i tregojmë botë se këtu ka “liri e të drejta të njeriut”. Kjo tregon se shtetiështë në kthetrat e disa të fuqishmëve. Ne bëhemi kafshë të egra me njëri tjetrin, por ne jemi – skllevër gjë që tregon se jemi kthyer në (“lolo”) budallenj të zakonshëm, dhe kjoështë një epidemi kombëtare. Politikanë shqiptarë nuk thonë asgjë sot në shekullin e 21 ku njerëzit nuk kanë punë, nuk kanë me se të ushqehen, nuk kanë siguri, që punojnë e shfrytezohen mbi 12 ore, kur rinia po largohet masivisht nga Shqipëria, kur krimi, prostitucioni, banditizmi, hakmarrja e gjakmarrja kanë pushtuar vendin, kur ngujimi i mijëra familje po shkatërron kombin, vetëm e vetëm që borgjezia e vendit të rrojë në bollëk… Dhe kur dikush e ngre zërin, menjëherë e eleminojnë, ja “shkurtojnë” gjuhën, i rrëmbejnë fëmijën, i djegin shtëpinë, apo i shkaktojnë një telash të paimagjinueshëm. Jemi mbi tokë se kështu do bota! Me këtë qëndrim, politikanët shqiptarë duan të jenë të sigurt në Evropë, sepse ajo do t’ju japë një çertifikatë që të quhen të civilizuar. Ushtarakët kudo në botë kanë nerv por jo se janë më trima apo më të mënçëm se ne shqiptarët. E veçanta e ushtarakëve shqiptarëështë se ne jemi braktisur nga pushteti! Ne ushtarakët kërkojmë nga qeveria: Zbatimin e ligjeve për reformat në Forcat e Armatosura, ku askush nuk duhet te ndjehet i shqetësuar, i kërcënuar nga ndryshimet e ligjeve.
    Sigal