Berisha-Ramës: Me këtë ligj asnjë qytetar s’ka më të sigurtë strehën e tij

428
Ora 12:35 Berisha: Ekonomia në prag të rrokullisjes, shteti drejt kapitullimit
Ish-kryeministri Sali Berisha edhe në këtë seancë i drejtoi gishtin mazhorancës për largimin e shqiptarëve nga vendi për të kërkuar azil ekonomik në Gjermani. Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se nuk ka mbajtur premtimet për punësimin e të rinjve. “Të gjitha këto janë të këqija të mëdha por t’i ke një problem të madh se nuk ke ndjeshmëri ndaj të varfërve”, tha Berisha. Ish-kryeministri tha se kjo situatë në Shqipëri tregon se shteti është drejt kapitullimit dhe ekonomia në prag të rrokullisjes, sic u shpreh ai.
“Fjalori është i lirë për të gjithë dhe mund të përdorim çdo lloj termi, por kur jemi para publikut dhe jashtë tij nuk mendoj se është kjo platformë sepse mund të them që kushti i parë është që të kesh fytyrë. Problemi është që kur nuk ke fytyrë nuk çfarë thua. Por tani po merremi me të mirat e mëdha që i ke bërë këtij vendi. E mira e madhe është mashtrimet që i ke bërë vendit, duke pretenduar punësim masiv dhe realizove çpunësim masiv. Sot dhe shifrat e Gjergjit tënd që e vërtit sipas qejfit tënd janë që papunësia u rrit nga 12-18.6%. Sot dhe shifrat e KE që ne duhet t’i pranojmë, thonë se papunësia e të rinjve ka arritur nga 22-33%. Sot ka një tregues tjetër, difiçiti llogarisë korente. Merre dhe studioje pak se do të krenohesh shumë me të. Sepse është rritur nga 12.6-25.6. E di çfarë do të thotë kjo apo jo? Ekonomia është në prag të rrokullisjes. Ky është stadi përfundimtar i kapitullimit të shtetit. Mendon se me policë do ta zgjidhësh këtë. Absolutisht. Merr llogarinë korente, është dyfishuar në mënyrë katastrofale dhe do të trefishohet se ka arsye të forta. Në 2013 kishte një ashpërsim të varfërisë sepse ra në mënyrë drastike remitenca. Po kjo rënie ka qenë shumë më e madhe në 2013-2014. Shikon çfarë beteje po bën Kryeministri në Greqi. Nuk jam dakord me asgjë që ai thotë, por jam dakord për të lehtësuar dhimbjet, lehtësim të këtyre shtresave. Ti u preve kotheren e bukës, ua ndërpreve ndihmën, shkatërrove bizneset. Sarajet e tua në Surrel lart e më lart. Rrugën e ndërtove vetë. Të duhen dy batalione për të ruajtur. Të gjitha këto janë të këqija të mëdha por t’i ke një problem të madh se nuk ke ndjeshmëri ndaj të varfërve”, tha Berisha.
Te gjitha debatet gjate seances plenare

Berisha­-Ramës: Ti këtu mbrapa je i mjerë, nga ana tjetër përdor atë nga ana tjetër shkon në gjykatë, s’je i zoti për debat…për asgjë. Me gore s’bëhet me gore. Pse dënohet Liza dhe s’dënohet Moza kuqaloshe? Se e ke mikeshë, a e dini se Moza merrte 6 mijë, jo si Liza 5 mijë…Mbajte 6 javë videon e hipotekës, nxirre të gjithë, ta kanë mbushur zyrën, e përdor për të mbajtur peng punonjësit. Këto janë standardet…
Kryeministri Edi Rama qesh
Berisha: Për të qeshur janë këto, kështu është para se të vijë ngordhja është gazi. Qesh se është shumë për të qeshur…

Berisha: Ministri bëri dasmën me paratë e mamasë
“T’i je shtruar në një fatkeqësi kombëtare. Këta vjedhin gjithë ditës, shifni tenderat e tyre, fiton vëllai tenderat e ministrit, e tani hidhet në treg për kryetar bashkie. Kur ka ndodhur dasëm me dy ranunde në kështjellë dhe rroftë mamaja. A e tha vetë? Ai ta thotë që ma bëri mamaja dasmën e unë të mos e them? Ju nuk iu bëri përshtypje që bëri dasmën me parat publike në kalanë e Gjirokastrës”.
Berisha: Edhe mamatë i keni me makina luksoze
E dini ju sa i keni doganat, 70% kanë rënë sot. Pse po ikën Croën Agents? Sepse në Korçë u fut vetura e mamasë së deputetit. Edhe mamatë i keni me makina luksoze…me doganë t’i fusni të gjitha.
Ndërhyn deputeti Taulant Balla….
Berisha: Gjysma e mamave tuaja marin pensione nga Tsipras.


Ora 11:40 Berisha: I pari në planet që iu merr banesën qytetarëve
Duke folur në këtë platformë në mendje të vjen vetëm një pyetje… Cila do jetë e keqja tjetër e radhës që ke parashikuar për shqiptarët? Sot mbulove aktin më të paprecedentë që voton në Parlament, kazmën në themelet e shtëpive të çdo shqiptari, mbulove ligjin me të cilin ti i lejon vetes që me një bandë në OSHEE t’iu rrëmbesh pronën, t’iu rrmëbesh banesën, duke u bërë i pari në histori për një mall që shteti shet, ndërsa bota e ka po s’pagone unë s’ta jap. Ke sjellë një ligj të cilin vetëm shpirti yt i zi mund ta sillte. Kjo është shkalla më e lartë e pasigurisë, asnjë qytetar nuk ka më të sigurt strehën e tij, nuk ka më të sigurt banesën që ka ndërtuar. Nesër nga kompjuteri i OSHEE-së mund të vijë miliona gjoba, vetëm për të mbushr arkën në mëntrën më banditeske. Ç’të keqe tjetër ke planifikuar tu bësh shqiptarëve, pasi erdhe në pushtet me mashtrime, duke përdorur praktikën e etërve të tu, u premtove shëndetësi falas, heqjen e TVSH, rrogën e 13 dhe del këtu e thua që nuk është rritur energjia po është ulur. Ç’të keqe tjetër ke palnifikuar tu bësh shqiptarëve. Mblodhe qelbësirat dhe i vure në pushtet. Liron ata që shkelin kallashet mbi komisarët e policisë. Ke lidhje të tmerrshme me krmin, marrjen peng të deputetëve. Për vete në Surrel ke ndërtuar saraje, vetëm pigmenti i mureve kushton 70 mijë euro. Rruga ka kushtuar 300 milion lekë, e asnjë km përtej Surrelit, se aty janë sarajet. Emigrantëve shkon e iu fut ruspat. Çfarë të thotë ajo mendja jote, shkon e trefishon tarifat e studentëve u hedh barën të varfërve, iu rrit shqiptarëve moshën e pensionit.

Ora 11:30 Vokshi akuzon Veliajnë: Ka dështuar në gjithçka si ministër. Pse Rama e zgjodhi kandidat për Tiranën?

Duke diskutuar mbi projektligjin për energjinë Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka akuzuar Ministrin e Mirqënies Sociale dhe Rinisë, i cili sipas saj ka dështuar në punën e tij në krye të ministrisë, ndaj edhe për bashkinë e Tiranës ai nuk do të bëjë asgjë. Duke folur për të ajo i ka kërkuar Kryeministrit Ramës që të jepte një përgjigje se në bazë të çfarë meritash e ka kandiduar Veliajnë si kandidat të mazhorancës për Bashkinë e Tiranës. “Kush e mban përgjegëjsinë për dhjetra viktimat që u vetëflijuan sepse nuk paguanin dot faturat e energjisë? Ju po nisni punimet me një projektligj që e cuat në krizë. Ju e cuat këtë vend në këtë gjendje. Ky është terreni i votave tuaja të blera. Reformat në energji e kanë pllakosur vendin në terr të vërtetë. E gjetët këtë sektor të lulëzuar. Dhe e keni çuar në një gjendje ku mijra shqiptarë janë të prangosur, mijra qytetarë në rradhë për të paguar faturat. Torturë që nuk është përdorur as nga Hitleri e as nga Stalini. Ku do i lini këto qytetarë kur tu merni shtëpitë? Ku do jetojë? Ku do mësojnë fëmijat e tyre? Mos e keni përdorur këtë reformë për shtetrrethim, siç po përdorni me mbushjen e burgjeve? Cfarë reforme është kjo kur ju nuk pranuat propozimin tonë për uljen e taksës në këtë sektor? Energjia nga drita e jetës është kthyer në makth social. Tani që po e çoni në zgrip të gjithë vendin pse ende nuk keni ndërtuar asnjë shkollë, spital apo rrugë por vetëm keni inaguaruar atë që tenderoi Berisha. Shpesh të gjitha kategoritë e gjejnë vetën të përjashtuar nga përfitimet që u takojnë. Erioni mendoi ta shpaloste këtë gjë vetëm në televizor duke pozuar e duke buzëqeshur siç bëri dje me reformën e pensioneve. Ministri juaj i mirqënies ka dështuar me gjithçka, dështoi me gratë , me termin e barazisë gjinore, dështoi me pensionet. 1 në 4 gra është sot në kërkim të një punë. Dështoi me pensionistët, dështoi me emigrantët, dështoi me të rinjtë, ku 1 në 3 të rinj po kërkon punë sot. Dështoi me personat me aftësi të kufizuar, me të varfrit. Ndaj dhe shqiptarët po ikin. Nga të gjitha këto buron largimi i shqiptarëve. Buron sepse papunësia është rritur, sepse minimumi jetik ka shkuar përtej kufirit të jetësës. Kjo nuk ndodh në asnjë vend të botës. Ai bëri show me hapjen e zyrave të punësimit por nuk bëri asgjë. Vetëm në Mars kanë kërkuar azil mbi 3 mijë persona në Gjermani. Ndërsa kryeministri shpalli si kandidat për Tiranën Ministrin e Krizës së këtij vendi. Nuk i di arsye dhe kriteret se pse, pasi ai nuk përmbush asnjë kritet si nga arsimimi ashtu edhe nga puna që ka bërë. Ndaj na e thoni ju Kryeministër pse zgjodhët Veliajn? Në fakt, ai dje bëri një gafë duke i ndarë deputetët në tanët dhe tonët. Atë të djeshmes nuk e ka qëlluar aspak në shenjë, nuk e di a është konsultuar me kryeministrin për këtë deklaratë. Ndaj u bëj thirrje të gjithë shqiptarëve që me anë të votës të reagojnë. 
Deputetja e PD-së Albana Vokshi tha se shqiptarët po largohen nga vendi, pasi po humbin shpresën.
“Sektori i energjisë elektrike është në krizë. Ky është shteti më antisocial që vendi ka pasur ndonjëherë”, tha Vokshi.
Sigal

Vokshi-kabinetit qeveritar pas krahëve të saj: “Zoti kryeministër mos qeshni!. A mund të dëgjoni ju lutem, se jam femër, dëgjoni se ju bën mirë…njëherë kryeministri tani ju…”, tha Vokshi.

Rama: “Humbjet në 31%, si nata me ditën me më parë. Besojmë se do të shkojmë në 19%…Rritja e arkëtimeve, rezultat i drejtpërdrejtë i reformave. Financimi me grante ka filluar të vihet në lëvizje. E lanë sistemin në nivel historik humbjesh. Mbi 210 mijë familje të varfëra e në nevojë që marrin çdo muaj shtesë në pagë, pension për të përballuar efektin e reformës…Është rritur rezerva energjitike…u shlye 70% e borxheve të akumuluara nga prodhuesit e vegjël privatë…Kemi prishur mbi 30 kontrata me HEC përmospërbushje të detyrimeve koncesionare… 9 milionë dollarë investime në diga”.

Berisha: “Pyetje për Ramën: Cila do jetë e keqja tjetër e rradhës që ke parashikuar dhe planifikuar për shqiptarët?

Mbulove aktin më të paprecedentë që voton në parlament, mbulove kazmën në themelet e shtëpive të çdo shqiptari, mbulove ligjin me të cilin ti i lejon vetes me një bandë punonjësish të papërgjegjshmë në OSHEE t’u rrëmbesh banesën…duke u bërë kështu i pari në historinë e planetit që i lejon vetes për një mall që shteti shet…, që bota e ka prerë ‘po s’pagove nuk ta jap’.Ke sjellë një ligj që vetëm shpirit yt i zi mund ta stiste të tillë…Me këtë ligj asnjë qytetar s’ka më të sigurtë strehën e tij. 4-fishove tarifat për studentët…ç’të keqe tjetër do t’u bësh shqiptarëve? Për makinën e mamasë së deputetit, po ikën ‘Crown Agent’. Se edhe mamatë i keni me vetura luksoze…me doganë t’i fusin të gjitha. Po lë se gjysma e mamave tuaja marrin pensione të Tsiprasit. Marrin 300 euro të Tsiprasit”, tha Berisha.

Meta: Ruani qetësinë

Berisha-Metës për Ballën: Thuaji të pushojë

Berisha-Ramës: Ti je njeriu që ke firmosur marrëveshjen korruptive me CEZ-in…akt antikombëtar.

Rendi i ditës

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare, datë 16.04.2015.

2. Projektligji “Për sektorin e energjisë elektrike”.

3. Projektligji “Për një ndryshim dhe shtesë në ligjin nr. 8450,datë 24.2.1999, “Për përpunimin, transportin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, të ndryshuar”.

4. Projektligji “Për Shërbimin Postar në Republikën e Shqipërisë”.

5. Projektrezolutë “Për vlerësimin e punës së institucionit të Autoritetit të Konkurrencës për vitin 2014”.

6. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2014” .

7. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës