Presidenti Meta uron 106-vjetorin e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë

538
Sigal

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, njëkohësisht edhe Komandanti i Përgjithshëm, uron me anë të një mesazhi 106-vjetorin e krijimit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë. “Me rastin e 106-vjetorit të themelimit të Ushtrisë Shqiptare, dëshiroj të përcjell konsideratat më të larta dhe urimet më të ngrohta për burrat dhe gratë nën uniformë, të cilët kanë kontribuar apo vazhdojnë të shërbejnë me përkushtim dhe sakrifica shembullore, për mbrojtjen e vendit dhe sigurinë kombëtare. Vlerësim maksimal për kontributet e spikatura gjatë operacioneve humanitare, por edhe paqeruajtëse! Urime të veçanta dhe të përzemërta ju përcjell 210 ushtarakëve të cilët aktualisht, nën flamurin e NATO-s, kontribuojnë për lirinë, paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Afganistan, Detin Egje, Letoni, në Mali, Bosnjë-Hercegovinë dhe Kosovë.

Meta takim me homologun zviceran: Vlerësuam marrëdhëniet e mira!

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta i pranishëm në Samitin e Klimës në Katovicë të Polonisë, ka takuar homologun e tij zviceran, Alain Berset. Kreu i shtetit në një postim në “Facebook” e cilëson kënaqësi takimin me Berset, ku shprehet se së bashku vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve. “Kënaqësi të vlerësonim me Presidentin e Zvicrës z.Alain Berset, marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve tona, me vullnetin për t’i intensifikuar më tej në të gjitha fushat”, shkruan Meta.

Presidenti Meta takon Arnold Schwarzenegger, ja surpriza

Presidenti i Republikës Ilir Meta është takuar në Poloni edhe me aktorin e madh të filmave aksion Arnold Schwarzenegger. Presidenti Meta  shpreh kënaqësinë për takimin dhe thotë se Schwarzenegger është mjaft i angazhuar për parandalimin e ngrohjes globale. Por Meta thotë më tej se së afërmi aktori amerikan mund të jetë dhe në Shqipëri. “Kënaqësi të takoja në Katovicë, Arnold Schwarzenegger, mjaft i angazhuar për të ndërgjegjësuar njerëzimin për bashkimin e përpjekjeve për parandalimin e ngrohjes globale para se të jetë vonë. I bindur se së afërmi do ta kemi në Shqipëri”, shkruan Presidenti Meta.