Banorët e Gramshit kërcojnë me bojkot të zgjedhjeve

509
kundërshtuar kompensimet e premtuara nga qeveria. Të revoltuar, ata akuzojnë Ministrin e Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri (i cili është edhe përfaqësuesi i tyre në Parlament si deputet i qarkut të Elbasanit), për vlerësimin qesharak që ka vendosur për kompensimin e tokës dhe banesave të tyre. Sipas tyre, Gjiknuri i ka lënë pas dore këto 500 familje, që kur siguroi me votat e tyre mandatin e deputetit, duke marrë më pas edhe postin e ministrit, duke mos i vizituar apo pranuar qoftë edhe një herë të vetme që të ulet me ta dhe të njihet me hallet dhe problemat që i shqetësojnë këta familjarë, të cilët i dhanë edhe e votën në zgjedhjet e 23 Qershorit. Qeveria ka vendosur që të vlerësojë një metër tokë me 175 lekë të reja, ndërsa një banesë 2-katëshe vetëm 800 mijë lekë, vlerësime këto të cilat kanë irrituar banorët, pasi nga ana e tyre cilësohen të pa mjaftueshme për të hedhur vetëm themelet dhe jo për të ndërtuar shtëpitë, të paktën siç ata i kanë aktualisht. Duke i cilësuar të papranueshme kompensimet e vendosura, banorët kërkojnë zhvendosjen e fshatit, pasi ata shprehen të pasigurte për jetën e tyre, për shkak të përmbytjeve. Përpjekjet e tyre të një pas njëshme për të realizuar një marrëveshje me qeverinë për zgjidhjen e problemit të tyre, kanë sjell vetëm mosbesim, çka ka bërë që ata të vendosin një afat kohor ose në të kundërt kërcënojnë se do të bojkotojnë zgjedhjet e 21 Qershorit. Sipas tyre janë mijëra banorë të komunës që do të bojkotojnë zgjedhjet për pushtetin vendor dhe do të ndjekin forma të tjera të protestës, deri në zgjidhjen e problemit të tyre. Bëhet fjalë për më shumë se 500 familje, që jeta e tyre, shtëpitë dhe toka bujqësore janë në rrezik për shkak të ndërtimit të HEC-it të Banjës.
Sigal